Forumi­Portalli­Pytėsori­Kėrko­Regjistrohu­Lista e Anėtarėve­Identifikohu
Posto temė tė re   Pėrgjigju temėsShare | 
 

 Poezi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10
AutoriMesazh
Arbbri
Veteran
Veteran


Numri i postimeve: 413
Age: 12
Location: Lajthisht
Registration date: 10/09/2007

MesazhTitulli: Re: Poezi   Tue Jan 15, 2008 11:05 am

Kur ty te thone
se nderrova jete
mos u mundo
per te me gjete

gjej nje arsye
ngushelloje veten
prej sot pa mua
e kalon jeten

ska me dhurata
nuk ka as lule
thike shum te mprehte
ne zemer me ngule

me fal qe me vete
smundem te marr
tash foleja ime
gjindet ne varr

harrom mua te lutem
dhe gjeje nje tjeter
tani shpirti im
shkon ne boten tjeter

ta le nje amanet
kurr mos me harro
eja te varri im
dhe me vizito

atje qenka e rende
jeta ne vetmi
por me mire atje
se me te renden tradheti

a je tash e gezuar
kur une nuk ekzistoj
kur per jete e mot
te tjetra te dhuroj


ne varrin tim
nuk ka shum hapsire
kjo jete e vetmise
qenka e veshtire

jetoj une pa ty
edhe ne kete bote
s'harrova te vuaj
as te derdhi lot

mos mendo se jeta
tani ka kuptim
kur ti vete e vrave
pa meshire shpirtin tim

dua te mallkoj
per shum e shum mote
sdo te harroj se mua
me vrau dora jote

doja te behem engjell
nga ajo bote te kthehem
te shikoj si jeton
dhe zemra a te thehet

por ti kurr s' kishe zemer
skishe ndenja fare
ishe shpirt katile
dhe zemer tradhetare

mendoja se per ty
ja vlen kjo jete
por kurr se mendova
qe pa ty kam me mbete

mbeta une pa ty
kur me mbuloj kjo tradheti
dhe kur vuajta me lot zemre
deri kur me mbuloj dheu i zi

mbi varrin tim
hidhe nje grusht dhe
sepse tash pa mua
fillon nje jete te re

nese me vjen te varri
mos me sjell kurore
as mbi varrin tim
tlutem mos prek me dore

kjo do te me lendoje
edhe ne varr
pastaj lulet e tua
sdo te mundem ti marr

nje ngushtice e madhe
drite nuk ka veq terr
une do te shkoj ne parajse
ndersa ti ne ferr

tradhetia jote
e rende kishte qene
mbi trupin tim
ma hodhi dhene

me lotet e mia
trupin tim e laj
dheun qe kam mbi
spo mundem ta mbaj

zoti i madh nje dite
do te me lehtesoje
e din ai qe skam faj
dhe do te me meshiroj

por mendoj per ty
si do ta kalosh
kur ne varr te vish
valle si do te jetosh

ne ferrin e erresires
ne anen e meshires
u luta une pa shprese
i humba anen deshires

harroje doren
qe dikur te ka prekur
mendo dhe kujto
se tash jam i vdekur

une me s'ekzistoj
se jeta me mori
tash shtepia ime
gjindet te vorri

e di qe se meritove
une per ty te vdes
por ja qe zemra e vuajtur
smundi me te pres

se meritove kurr
per ty une te vuaj
e as nje fjale te vetme
per ty une ta shkruaj

e di qe keto poezi
ti kurr si sheh as si lexon
por i shkruaj te kuptojn tjeret
se si femra tradheton

nje tradheti qe ska falje
tradheti qe ska meshirim
qe te shton plage ne zemer
qe asnjehere ska sherim

ne varrin tim
gjen fotografine time
e gjen te coptuar
edhe zemren time

ate ti e bere
kur mua me braktise
kur kuroren e vdekjes
mua ma qendise

nganjehere pyes veten
si s'kishe meshire
pse kur me tradhtove
e bere kete me shum deshire

a e kupton jeten
dhe ndenjat e zemres
se spaska me te rende
se tardhtia e femres

skishte me rende ne jete
te vuash per nje femer
ndersa ajo tjetrin
ta mbaje ne zemer

tash loti im ndalet
dhe vuajtja ime perjete
tash une mbetem i vdekur
trupi pushon tash qete

me mire pranova varrin
se tradhetine ta duroj
me mire pranova vdekjen
se smunda plagen ta sheroj

edhe ne ate bote
une ende do te vuaj
ne shpirt e ne eshtra
ende do te ruaj

kujto veq nje gje
kur te jesh ne gjum
se e vrave zemren
qe te deshti shum

Ne VARRIN TIM
nuk ka gezim
nuk ka qetesi
ende mendoj per ty

_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.qmf-force.tk
Xoni_King
Hero Antar
Hero Antar


Numri i postimeve: 267
Age: 16
Location: Kastriot
Registration date: 18/08/2007

MesazhTitulli: Re: Poezi   Tue Jan 15, 2008 11:36 am

Himni i Flamurit

Rreth flamurit tė pėrbashkuar,
me njė dėshirė e njė qėllim,
tė gjithė atij duk'iu betuar
tė lidhim besėn pėr shpėtim.
Prej lufte veē ai largohet
qė ėshtė lindur tradhėtor,
kush ėshtė burrė, nuk frikohet,
po vdes, po vdes si njė dėshmor!

Nė dorė armėt do t'i mbajmė,
tė mbrojmė atdheun nė ēdo kėnd,
tė drejtat tona ne si ndajmė;
kėtu armiqėt s'kanė vend.
qė kombe shuhen pėrmbi dhe,
po Shqipėria do tė rrojė,
pėr tė, pėr tė, luftojmė ne!

O flamur, flamur, shenj' e shtrenjtė
tek ti betohemi kėtu,
pė Shqipėrin, atdheun e shtrenjtė,
pėr nder'edhe lavdimn e tu.
Trim, burrė quhet dhe nderohet
atdheuet kush iu bė therror.
Pėrjetė ai do tė kujtohet
mbi dhe, nėn dhe si njė shenjtor!

Dua

Mbi bar dua tė prehem,
tė kėndoj, tė dėfrehem,
tė shoh rreth bagėtinė,
kur hanė dhe pinė;
tė shoh fushat e blerta,
bimėt kur i fryen era,
njėrzit kur punojnė
dhe ēupat kur kėndojnė!

Ah, dua dhe lulet,
kur i shfaqin pekulet,
dhe fluturat qė venė,
mbi to dua tė jenė;
bilbili t'ia thotė
nėn diellin e ngrohtė.

Dua dhe Shqipėrinė,
se atje kam shtėpinė,
kur rrija nėpėr ferrat
edhe lozja me sheqerrat;
pėr kėtė kam dėshirė
dhe s'dua mė mirė,
atje dua tė shkoj,
sa tė jem e tė rroj!

Sa tė dua Shqipėri

Sa tė dua, o Shqipėri,
sa me mall ndiej e sa dėshirė,
pėr ty gaz e dashuri
mu nė zemėr mė ka mbirė!

Se pėr mua, o Atdhe,
je njė lule aq e vyer,
sa nuk gjendet pėrmbi dhe
shpirtintim pėr tė ushqyer!

I dashur Atdhe

Me vite jam larguar,
i dashur Atdhe,
por nuk tė kam harruar,
se shumė i ėmbėl je.

Kjo zemra mė kėndon
pėr ty, o Shqipėri,
por prapė mė lėngon,
se je nė varfėri.

Tė fala tė dėrgoj,
kėndej ku jam Atdhe,
gjithnjė po tė kujtoj,
se birin tėnd mė ke.

Aleksander Stravo Drenova

_________________

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Xoni_King
Hero Antar
Hero Antar


Numri i postimeve: 267
Age: 16
Location: Kastriot
Registration date: 18/08/2007

MesazhTitulli: Re: Poezi   Tue Jan 15, 2008 11:40 am

Pėr Mėmėdhenė

Pėr mėmėdhenė, pėr mėmėdhenė
Vraponi burra, se s'ka me prit.
Tė vdesim sot me besa-besė
pranė flamurit tė kuq q'u ngrit.

Pranė flamurit, pranė flamurit,
me shpatė zhveshur shqipėtarisht,
Pėr dhen' e babės edhe tė burrit
kemi me vdekur sot burrėrisht.

E Drini plak me oshėtima
mbi Shqipėrinė valėt po dredh;
Tosk' edhe Gegė, si vetėtima
armikut bini se dita erdhi.

Ejani burra malit pėrpjetė
duke u betuar vdekj' a liri.
Se s'ka m'e ėmbėl nė kėtė jetė,
kur vdes shqiptari pėr Shqipėri!

Mihail Grameno

_________________

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Xoni_King
Hero Antar
Hero Antar


Numri i postimeve: 267
Age: 16
Location: Kastriot
Registration date: 18/08/2007

MesazhTitulli: Re: Poezi   Tue Jan 15, 2008 11:41 am

Poema e Mjerimit

Kafshatė qė s'kaperdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatė qė tė mbet nė fyt edhe tė ze trishtimi,
kur sheh fytyra tė zbehta edhe sy tė jeshilta
qė tė shikojnė si hije dhe shtrijne duert e mpita
dhe ashtu tė shtrime mbrapa teje mbesin
tė tanė jetėn e vet derisa tė vdesin.
E mbi ta n'ajri, si nė qesendi,
therin qiellin kryqet e minaret e ngurta,
profetent dhe shejtėnt ne fushqeta tė
shumėngjyrta
shkėlqejnė. E mjerimi mirfilli ndien tradhėti.
Mjerimi ka vulėn e vet te shėmtueme;
asht e neveritshme, e keqe, e turpshme;
balli qė e ka, sytė qė e shprehin,
buzėt qė me kot mundohen ta mshehin-
janė femijėt e padijes e flitė e pėrbuzjes,
tė mbetunat e flliqta rreth e pėrqark tryezės,
mbi tė cilėn hangri darkėn njė qen i
pamėshirshem
me bark shekullor, gjithmonė i pangishėm.
Mjerimi s'ka fat. Po ka vetėm zhele,
zhele fund e maje, flamujt e nji shprese
te shkyemė dhe tė coptuem me tė dalun bese.
. . . . . . . . . . . . .
Mjerimi s'ka gėzim, por ka vetėm dhimba,
dhimba paduruese qė tė bajnė tė ēmendesh,
qė t'apin litarin tė shkojsh fillė e tė varesh
ose bahe fle e njėrė paragrafesh.

Mjerimi s'do mėshire. Por do vetėm tė drejtė!
Mėshirė? Bijė bastarde e etenve dinakė,
tė cilt nė mėnyrė pompoze posi farizejt
I bijnė lodertisė me ndjet dhelperak
tue ia lėshue lypsit njė grosh tė hollė nė shplakė.

Mjerimi asht njė njollė e pashleshme
nė ballė tė njerėzimit qė kalon nepėr shekuj.
Dhe kere njollė kurrė nuk asht e mundshme
ta shlyejnė paēavrat qė zunė myk ndėr
tempuj.

_________________

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Veddat
Super Moderator
Super Moderator


Numri i postimeve: 901
Age: 17
Location: N'PC
Registration date: 28/12/2007

MesazhTitulli: Re: Poezi   Wed Feb 06, 2008 10:44 pm

Dimri

Dhe vjeshta i shkoi 'flet?t e saj'
i v?rtit era, i perpjek
dimri si perandor kinez
ngjyr?n e verdh? kudo e ndjek.


Dhe k?to re qe tani vijn?
ndryshe nga ret? e gjertanishme
t? shkretat jan? pa vet?tima
porsi djerina te m?rzitshme.


Ve?se n?n to qyteti zien
me drita,zhurma dhe trafik
dhe flok?t e tymta t? uzinave
mbi supe i bien madh?risht.


Ja horizonti i bardh? i dimrit
p?rball? peisazhit q? leviz
harxhon t? fundmen vet?tim?
si reporteri t? fundit blic.

__________________________

Malli i Shqiperise

Me ka marre malli per Shqiperine tone.
Sonte,kur po kthehesha me trolejbuz,
Tymi i cigarit "Partizani"qe pinte dikush
Dridhej kalteronte,bente spirale,
Sikur te fshehta me thosh ne gjuhen e shqipetareve
Mua bashkatdhetarit.

Te shkoj dua mbremjes ne rruget e Tiranes,
Ku kam bere dikur ndonje marrezi,
Dhe ne rruget ku skam bere asnje marrezi.
Me njohin ato porta te vjetra te drunjta,
Inatin akoma do ma mbajne,
Koken do ma tundin,
Por une s'do ta marr per keq,
Se malli me ka marre.
Dhe t'eci rrugicave plot gjethe te thara,
Gjethe te thara,gjethe vjeshte,
Per te cilat krahasimet gjenden aq lehte.

Me ka marre malli per Shqiperine tone;
Per ate qiell te madh,te gjere e te thelle,
Per vrapin e kalter te dallgeve adriatike,
Per rete qe ne muzg si keshtjella digjen,
Per alpet flokebardha e mjekergjelbra,
Per netet e neilonta,qe nga flladet fergellojne,
Per mjegullat qe si indiane te kuq muzgjeve
shtegtojne

Per lokomotivat dhe kuajt,
Qe te djersitur avullojne e hungerojne,
Per qiparisat,kopete dhe varret
Malli me ka marre.
Malli me ka marre,
Per shqipetaret.

Me ka marre malli dhe se shpejti vi atje,
Duke fluturuar mbi mjegullat,si mbi deshira.
Sa i larget,aq edhe i dashur je,atdhe.
Aerodromi do te dridhet nga uturima,
Mjegulla do te rrije pezull mbi humnera.
Ata qe shpiken shpejtesine reaktive
Larg atdheut sigurisht do kene qene ndonjehere.

_______________________________________

Edhe kur kujtesa ime e lodhur
Ashtu si ato tramvajet e pasmesnates
Vetem ne stacionet kryesore do te ndaloje,
Une ty s'do te harroj.

_________________
exTrem'
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.qmf-force.tk
 

Poezi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 10 e 10Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
QMF-Force.tk :: Te Ndrysheme ! :: Rreth Shkolles :: Gjuhė Shqipe-
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės