Mimoza Llastica
Ah, ēfarė llastice ka qėnė ajo Mimoza! Ju nuk e keni njohur atėherė, por po ta njihnit, do ta merrnit inat.
Sa herė qė zbriste shkallėt e pallatit dhe na gjente duke luajtur nė oborr, kėrkonte tė hynte patjetėr nė lojė.
- Moj Moza, ik mos na e prish lojėn! - i bėrtiste Sava.
Po
ku pyeste Moza! Ne luanim me litar, ajo hidhej pa rradhė. Ne luanim
luftash, ajo e merrte topin dhe vinte pėrqark pallatit. Ne luanim
kukamēeftas, ajo kallėzonte se ku ishim fshehur.
Kishim rėnė ne hall tė madh.
-Rri moj Moza sa tė mbarojė loja dhe pastaj luaj edhe ti!
Moza zbardhte dhėmbet dhe ikte me vrap.
-Shiko, - i thoshte Sava, qė zemėrohej kollaj, - po tė zura, e zeza ti!
-Posi! - ia kthente Moza duke qėndruar larg. - Pa provoje njėherė!
Sava
kafshonte buzėn e poshtme dhe turrej ta kapte. Moza ikte me vrap,
ngjiste shkallėt e jashtme tė pallatit dhe thėrriste si me tė qarė :
- Mami, olele, mami!
Dhe sapo Sava bėhej gati t'i hiqte ndonjė tė mirė apo ta tėrhiqte pėr flokėsh, dilte nė dritare koka e mamit tė Mozės:
-U, ē'bėn ashtu, moj Sava? Me Mozėn merresh ti? Po ajo ėshtė e vogėl!
Po mė shpesh nė dritare dilte koka e gjyshes, qė i mbante flokėt lidhur prapa.
-T'i kėput veshėt, dėgjove? S'ke turp! ... Ik tutje ...
Sava ishte aq e nxehur, sa lotėt e pengonin tė fliste. Atėherė flisnim ne:
-Nuk e ka fajin Sava, fajin e ka Moza... Moza na prish lojėn.
-Hė,
se nuk u bė qameti! E vogėl ėshtė Moza, -ua kthente gjyshja dhe e
merrte Mozėn pėrdore dhe e fuste brėnda. Ajo nuk rrinte fėre tė na
dėgjonte qė t'i tregonim fajin e Mozės.
Po Moza nuk ishte e vogėl.
Ajo ishte sa ne, biles nga shtati ua kalonte disave prej nesh, por ajo
ishte llasticė e madhe. Veē ta shikoje!
Dhe vėrtetė, ta shikoje,
ishte e bukur, e pastėr, si ato kukullat e mėdha qe i vėnė nė vitrinat
e dyqaneve. Rrinte e veshur shumė mirė, gjithnjė me rroba tė reja.
E
pse tė mos mbahej ashtu? Ajo ishte vajzė e vetme! Pėr Mozėn kujdeseshin
tė gjithė njerėzit e shtėpisė: babi, mami, gjyshja, dhe gjyshi. Nė
shtėpinė e Mozės dėgjohet vetėm emri i saj.
Ju nuk i keni parė
ndonjėherė lodrat e Mozės; tė gjitha lodrat e pazarit ia kanė blerė dhe
ia kanė prurė nė shtėpi: kukulla lloj-lloj, topa tė vegjėl e tė
mėdhenj, kuti me qėndisma, enė guzhine... Moza ka edhe njė biēikletė,
ka edhe makinė tė vogėl, me tė cilėn i bie rreth e pėrqark pallatit.
Ne, tė tjerat, jo se nuk kemi lodra, kemi, po nuk kemi aq shumė dhe s'janė aq tė bukura si na duken ato tė Mozės.
Dhe,
tė themi tė drejtėn, lodrat e Mozės na prishin gjithmonė mėndjen, sepse
nė tė vėrtetė nuk na pėlqente Moza llasticė, por lodrat dhe sendet e
saj na tėhiqnin.
Gjithmonė ndodhte kėshtu: Mozėn e merrte mami ose
gjyshja dhe e fuste brėnda nė shtėpi, ne ktheheshim tė mėrzitura dhe
vazhdonim lojėn. Na vinte inat qė gjyshja dhe mami i saj nuk na jepnin
kurrė tė drejtė. Vetėm Sava thoshte e zemėruar:
-Do ta shohė ajo, do ta shohė! Llastica!
Po
nuk kalonte shumė dhe Moza zbriste prapė ne oborr me ndonjė kukull tė
madhe nė duar ose me makinėn qė ia mbante gjyshja. Ah, sa tė bukura na
dukeshin ato! Nė fillim ne bėnim sikur nuk e shikonim, po dalėngadalė
na ikte inati, dhe duke parė lodrat e Mozės, harronim lojėn. E para e
linte lojėn Eva. Ajo thoshte :
-Unė nuk loz mė, se u lodha.
Dilte
nga loja dhe pas pak i afrohej Mozės. Moza ia jepte menjėherė kukullėn
ose ēdo gjė tjetėr qė kishte nė dorė dhe, si pėr inat, shikonte nga ne.
Ne tė tjerat, tani nuk kishim mė mėndjen tek loja dhe njė nga njė
largoheshim, deri sa loja prishej fare. Ikte Klara, ikte Tina, ikte
Edita ... dhe mbeteshim vetėm unė dhe Sava. Ne tė dyjave, jo se nuk na
pėlqenin lodrat e Mozės, na pėlqenin shumė, po se si na vinte, ashtu.
Na kapte inati. Ishte Moza fajtore dhe, nė vend qė tė vinte ajo tek ne,
venim ne tek ajo. A ishte e drejtė kjo? Nuk ishte hiē e drejtė, po
hajde t'ua mbushje mendjėn Evės, Klarės, Editės, Tinės. Ato
zemėroheshin kur Moza na prishte lojėn, po kur dilte nė oborr me lodrat
e saj, e harronin shpejt zemėrimin dhe i afroheshin e loznin sikur nuk
kishte ndodhur asnjė.
Ah, sikur ta dini sa nxehesha unė e Sava,
sidomos Sava. Ta shikonit Savėn si bėhej. Donte tė shkonte t'u prishte
lojėn, t'i shante, biles nganjėherė i hipte ne kokė t'i rrihte. Po unė
s'e lija.
-Hajde ikim, - i thosha, - Punė e madhe!
Ah, ēfare
dinake ishte ajo Moza! I nxirrte lodrat sa tė na prishte lojėn, e t'u
merrte mėndjen atyre "budallaqeve" dhe pastaj e dinte vetė ajo. Sepse
gjithnjė ndodhte kėshtu: Ua linte pak lodrėn nė dorė dhe ua merrte. U
thoshte : "Mjaft tani, se mė flet mami!"
I mbante sa i mbante, pastaj i dėbonte. Po i dėbonte!
U thoshte :"Ikni, tani se nuk loz mė!, Ikni se do loz vetė!, Ikni se u mėrzita!"
Kėshtu
na kishte dėbuar njėherė edhe mua me Savėn dhe ne qė atė ditė nuk
shkelnim mė nė shtėpinė e saj. Pse, ē'ishim ne, shėrbėtoret e Mozės?!
Po
hajde t'ua mbushje mendjen tė gjitha shoqeve tė pallatit, qė i venin
Mozės. Ato kujtonin se ne e kishim inat kot Mozėn, sikur ia kishim zili
lodrat.
Po ne nuk na bėhej vonė.
Kaloi kėshtu njė javė, njė muaj,
dy, kur njė ditė Klara na u zemėrua aq keq me Mozėn, se s'duronte ta
shihte me sy. I kishte mbajtur bukėn e lyer me gjalp, kurse, Moza
kishte bredhur me biēikletė dhe pastaj i kishte thėnė:
"Pse ma ke lėpire gjalpin?"
Njė
ditė tjetėr iku dhe Tina nga Moza. Ikėn me rradhė dhe tė tjerat. E
fundit iku Eva. Tė gjitha nuk i flitnin mė Mozės. Ajo ishte llasticė,
qe s'i gjėndej shoqja!
Kėshtu, Moza mbeti vetėm, pa shoqe. Ta
shikoje kur zbriste shkallėt e dilte nė oborr; ngarkohej me gjithė ato
lodrat, merrte edhe biēikletėn dhe makinėn e vogėl, por asnjė nuk i
afrohej. Ne as e shihnim, as i flitnim, por vazhdonim lojėn. Asaj i
vinte plasje.
Nė fillim priste t'i shkonte ndonjė nga ne. Por, kur pa qė asnjė nuk i vajti, zuri tė na thėrriste me emėr:
-Eva do tė lozėsh? Na.
Zbriste
nga biēikleta dhe priste t'i shkonte Eva por ajo nuk luante nga vėndi,
biles edhe kur i prishej mendja, Sava e shikonte me inat dhe Eva nuk
guxonte.
Erdhi njė ditė qė Moza mbeti pa shoqe fare. Lozte me
Blertėn, qė ju s'e njihni, me njė vajzė tė vogėl, qė s'ka mėsuar akoma
tė flasė. Ne kjo na gėzonte.
Por Moza u mėrzit shumė dhe si duket u tha mami dhe babit. Zbriti mami i saj dhe na tha:
-Vajza, pse s'lozni me Mozėn?
Ne nuk folėm njėherė, por Sava, qė ėshtė brisk nga goja, i tha:
-Moza ėshtė llasticė!
-I marrsh tė keqen Mozės, - u degjua zėri i gjyshes nga dritarja, - llasticė je vetė!
Mami
i Mozės u zemėrua, por jo me ne, me gjyshen. Ajo nuk foli mė. Mori
Mozėn dhe iku. Nga kjo ne kuptuam se edhe mami i saj nuk donte qė Moza
tė ishte llasticė.
Tani Moza rri fare vetėm. Nuk i zbret mė lodrat. Na shikon ne qė lozim dhe as na flet, as na nget.
Herėn
e fundit ndodhi kėshtu: Ne po loznim prapa pallatit me litar. Kur
papritmas u fut nė mes Moza dhe deshi tė hidhej. Sava, qė rretullonte
njė anė tė litarit, sapo e pa, ndaloi lojėn. Anėn tjetėr tė litarit e
mbante Eva.
-Tunde Eva! - tha me gjysėm zėri Moza.
Por edhe Eva e lėshoi litarin.
-Ti je llasticė! - tha njė nga ne.
Padashur ne u grumbulluam dhe e vumė Mozen nė mes. Ajo mbante kokėn ngritur, po sytė i kishte ulur poshtėė.
-Ti nuk je shoqja jonė, - tha Sava. - ti ke shoqe vetėm veten.
Ajo uli menjėherė kokėn.
-Llasticė! - thirri Eva
-Llasticė! - thirrėm edhe ne tė tjerat.
Moza
mbuloi me duar fytyrėn dhe menjėherė ia plasi tė qarit. Ne nuk folėm
fare, as unė, as Sava, asnjė. Ajo qante pa zė, por i gjithė trupi i
dridhej. Ne kishim bėrė njė rreth pėrqark saj.
-Hajde vajza
vazhdojmė lojėn! - thirri Sava dhe kapi litarin. Ne u shpėrndamė dhe,
kur filluam tė lėviznim litarin, ajo iku me vrap pėr nė shtėpi.
Qysh atė ditė, Moza e kuptoi gabimin, e kuptoi se ishte bėrė llasticė dhe llasticat nuk kanė shoqe.
Ajo
vėrtetė kishte shumė lodra, kishte mamin, babin, gjyshen dhe gjyshin,
por ato nuk ishin shoqe. Nuk ishin ato shoqet me tė cilat rri dhe loz
gjithė ditėn. Ajo nuk ishte e gėzuar si vajzat e tjera tė pallatit tonė.
Njė ditė ajo po zbriste shkallėt e pallatit. Dalėngadalė ajo u afrua aty ku po loznim ne dhe na pyeti :
-A tė loz edhe unė?
Ne po shikonim nga Sava, asaj i erdhi keq, edhe ne na erdhi keq kur pamė sytė me lotė tė Mozės.
-Mirė, - tha Sava.
Ajo e gėzuar u fut nė lojė, dhe prej asaj kohe, Moza e kuptoi gabimin e saj dhe ne nuk e thėrrisnim mė llasticė.
_________________
