Forumi­Portalli­Pytėsori­Kėrko­Regjistrohu­Lista e Anėtarėve­Identifikohu
Posto temė tė re   Pėrgjigju temėsShare | 
 

 Pėrralla !

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
AutoriMesazh
Arbbri
Veteran
Veteran


Numri i postimeve: 413
Age: 12
Location: Lajthisht
Registration date: 10/09/2007

MesazhTitulli: Re: Pėrralla !   Fri Jan 11, 2008 10:34 pm

Djali i Mbretit :

Djali I mbretit pak ditė para se te martohej I thotė te atit do dal pėr gjah. I ati -Tani ėshtė dasma nuk mund te ikesh. Princi- Do vete e do kthehem ne kohe. Niset, kur duke ecur sheh njė shege ku njera nga kokrrat ishte me e kuqe dhe shkelqente shumė, I afrohet dhe pyet fshataret si ėshtė e mundur qe shkelqen kėshtu? Mos e keput I thonė se aty ndodhet e Bukura e dheut. Princi -A e keni pare ndonjė here? Fshataret -Po del ndonjėherė naten dhe futet prapė brenda. Kėshtu vendos te rrije aty dhe te prese ta shohe. I vėnė njė krevat e rrethojne me lule dhe vėnė dy kupa me llokume njė tek koka e njė tek kembet. Shtrihet dhe bėn sikur fle. Natėn vonė e Bukura e dheut ithote te emes -Nene do dal. E ema- Jo se po tė preku insani (njeriu) nuk te fus me brenda. E bukura -E ka zėnė gjumi dhe do dal me kujdes. Hapet shega del e Bukura e dheut e puth ne ballė princin, ha njė llokume tek koka e njė tek kembet dhe futet brenda. Tė nesėrmen ne mėngjes kur zgjohet princi e pyesin -A e pe? E kupton qe e kish zėnė gjumi dhe vendos qe do e shohe patjetėr naten e dytė, por ndodh e njėjta gjė. Natėn e tretė ndenji me kujdes dhe kur u afrua ta puthe e kapi. Shega u mbyll nė vend. Ai sheh qe ishte tepėr e bukur. I thotė qe ta prese se do kthehet dhe niset pėr ne pallat. Aty ishte mbushur plot se kishte ardhur dita e dasmes. Mblidhen dhe fillojnė kėngėt. E bukura e dheut mendon -Po shkoj ne pallat. Vishet si dervish dhe kapucin e ul shumė mbi sy qe tė mos e njihnin. Kur afrohet I thotė mė ka thirrur princi. Hyn ne dhome ku po e rruanin. Princi e njeh dhe I thotė: nga po vjen baba dervish? -Rruges tėnde imzot -Po c`pe andej baba dervish? -Njė te bukur sulltan. -Po c`thoshte baba dervish? - trendafila manushaqe ne dyshek te zoterise tate me dhe besėn e me le dhe shega me s`me nxe. Ai qeshte dhe thosh -Ma thuaj edhe njė here. Pastaj I tha orkestres pusho dhe ti futu ne dhome. Ajo u fut. Kur erdhi nusja qe ishte shme e shėmtuar I dhanė shumė para dhe nxorren me rrobat e dervishit. E bukura u vesh dhe doli bashke me princin. Tė gjthe ngelen te shtangur sa hije I kishte dhėnė princi te shoqes. Kėshtu u martuan e u trasheguan.

_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.qmf-force.tk
Xoni_King
Hero Antar
Hero Antar


Numri i postimeve: 267
Age: 16
Location: Kastriot
Registration date: 18/08/2007

MesazhTitulli: Re: Pėrralla !   Fri Jan 11, 2008 10:45 pm

Princi dhe e Bukura e Dheaut

Nje dite prej ditesh, Princi, djali i mbretit do martohej…mirepo pak dite para se te martohej ai i thote te atit se do dali per gjah…

Ndersa i ati i thot, -Tani eshte dasma nuk mund te ikesh…

Princi i thot, - Do vete e do kthehem ne kohe… dhe niset per gjah Princi…

Kur duke ecur sheh nje shege ku njera nga kokrrat ishte me e kuqe dhe shkelqente shume,,, ai afrohet tek fshataret dhe i pyet ata,

Si eshte e mundur qe shkelqen me shume nga e tjerat kjo sheg?

Mos e keput!… i thone fshataret,,, se aty ndodhet e Bukura e Dheut.

Princi i pyet ata se, a e kishin pare ndonje here te Bukuren e Dheut… fshataret i thone Princit…
-Po e kemi pare,,, del ndonjehere naten dhe futet prape brenda!

Dhe Princi vendosi te qendroj aty ate nate dhe te priste te shikonte te Bukuren e Dheut kur te dilte…
Fshataret i japin nje krevat per t’u shtrir dhe e rrethojne Princin me lule dhe me llokume, nga koka e deri tek kembet…

Me pas ai u shtri dhe ben sikur fle.

Naten vone e Bukura e dheut i thote te emes…

-Neno do dal pak shetitje!…

Ndersa e ema e kundershton!. - Jo se po te preku njeriu nuk futesh me dot brenda ne sheg…

E bukura nuk e degjoj te emen dhe doli perjashta…,

Hapet shega del e Bukura e Dheut, kur aty prane shikon Princin qe e kishte zen gjumi, ajo e puth ne balle Princin, ha ca nga llokumet dhe futet brenda prap.

Te nesermen ne mengjes, kur zgjohet Princi, e pyesin fhstaret…

-A e pe te Bukuren e Dheut o Princ? Ai e kupton qe e kish zene gjumi dhe vendosi te qendronte prap qe ta shikonte naten e dyte,,, por prap na ndodhi e njejta gje si me naten e pare.

Naten e trete Princi ndenji me kujdes, dhe kur e Bukura e Dheut u afrua ta puthe e te haj llokume prap, Princi e kapi.. me nje here shega u mbyll dhe e Bukura e Dheut nuk futej dot me brenda.

Princi u mahnit nga bukuria e saj!. I thote asaj qe ta priste aty sa te vinte ne pallatin mbreteror dhe do kthehej serish qe ta merrte me vete te Bukuren e Dheut.

Dhe iken Princi per ne pallat… aty ai shikon se ishte mbushur plot me njerez se kishte ardhur dita e dasmes…

Kenga kishte nisur dhe daullet binin.

E bukura e dheut qe kishte ngelur vetem, po priste e po priste, mirepo me kot, Princi nuk po vinte,,,dhe ajo vendosi te shkonte tek pallati mbreteror…

Vishet si dervish dhe kapucin e ul deri tek syt qe mos e njihnin, kur afrohet atje e ndalojn ushtaret… Ajo u thot atyre se e kishte ftuar Princi per dasmen e tij, dhe ushtaret e len…

Hyn ne pallat dhe ca ushtar e cuan ne nje dhome dhe po prisnin qe te vinte Princi ta shikonte qe ishte i ftuar i Princit me te vertet apo genjeu…

Nderkohe vjen Princi dhe me nje here ai e njeh qe ishte e Bukura e Dheut, dhe i thote:

Nga po na vjen o Baba Dervish?

E Bukura e Dheut i thot…

-Rruges tende imzot!

Princi: -Po ēfare pe andej Baba Dervish?

E Bukura e Dheut: -Nje te bukur Sulltan!

Princi: -Po ēfare thoshte Baba Dervish?

E Bukura e Dheut: - Trendafila manushaqe ne dyshek te zoterise tate, me dhe besen e me le dhe shega me s’me nxe.

Princi po qeshte dhe i i tha: -Ma thuaj edhe nje here te lutem!…

Pastaj Princi i tha orkestres te pushonte dhe e mori ne dhomen e tij te Bukuren e Dheut.

Kur erdhi nusja qe ishte shume e shemtuar, i dhane asaj shume lek dhe nxorren me rrobat e Dervishit qe te ikte…

Ndersa e Bukura e Dheut veshi fustanin e nuses dhe doli bashke me Princin.

Te gjthe u habiten se si kishte ndryshuar aq shume nusja e Princit, ishte bere shume e bukur, se nusja qe perzun ishte e shemtuar, ndersa e Bukura e Dheut ishte shume e bukur…

Dhe keshtu ata u martuan bashk dhe u trasheguan…

_________________

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Xoni_King
Hero Antar
Hero Antar


Numri i postimeve: 267
Age: 16
Location: Kastriot
Registration date: 18/08/2007

MesazhTitulli: Re: Pėrralla !   Fri Jan 11, 2008 10:53 pm

Perralla e Shqipes :
Nji djalosh kishte dalė pėr gjah ne malet e Shqipnisė. Nji shqipe
fluturoi sipėr tij, dhe u ndal nė majė tė nji shkrepi. Shqipja ishte
jashtėzakonisht e madhe dhe mbante nė ēapojt nji gjarpėn. Mbas pakė
shqipja fluturoi prej shkrepit ku kishte ēerdhen.

Djaloshi u ngjit atėherė nė majė te shkrepit, dhe
gjeti nė ēerdhe zogun e shqipes qe po luente me gjarpėnin e mbytun. Por
gjarpėni nuk ishte vėrtetė i mbytun. Befas ai lėvizi, ngrejti kryet,
nxori thimthin dhe bani me pickue zogun. N’atė ēas djaloshi nxori
harkun, dhe vrau me shigjetė gjarpėnin. Mandej ai mori zogun e shqipes
dhe u nis kah shpia e vet. Befas ai ndigjoi mbi krye zhurmėn e krahėvet
te shqipes.

“Pse ma grabite foshnjen?” thirri shqipja.

“Foshnja asht imja, sepse unė e shpėtova nga gjarpėni qė ti nuk kishe mbyte” pėrgjegji djaloshi.

“Jepmė foshnjen time, dhe unė tė jap si shpėrblim
mprehtėsinė e syvet tė mi dhe fuqinė e krahėvet tė mi. Ti do tė jeshė i
pamposhtun dhe do tė quhesh me emnin tim!”

I riu i dha shqipes zogun e vet. Kur u rrit zogu, ai
i sillej mbi krye djaloshit, qė tash ishte ba burr. Me harkun e vet ai
mbyti shumė bishė tė pyllit, dhe me shpatėn e vet preu shumė anmiq tė
vendit. Ndėr tė gjitha kėto vepra shqipja i printe dhe e drejtonte.

I ēuditun nga kėto punė, populli e zgjodhi mbret
gjuetarin trim. Ai e quejti Shqiptar, qė do me thanė “Bir i Shqipes”,
dhe mbretnia e tij mori emnin Shqipni, qė do me thanė “Vendi i
Shqipevet.”

_________________

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Xoni_King
Hero Antar
Hero Antar


Numri i postimeve: 267
Age: 16
Location: Kastriot
Registration date: 18/08/2007

MesazhTitulli: Re: Pėrralla !   Fri Jan 11, 2008 10:55 pm

Miq te larget :

Taniiii…perpara se te nisim
perrallen u keqen xhaxhi, premtojni xhaxhit se do ta degjoni me
vemendje ate, dhe jo si perrallen e kaluar qe bet zhureeeeem, mire
kolopucat e xhaxhit


hajde i’a nisim tani:

na ishet sec na ishet…na ishte nje here nje arush
gri qe e quanin Matia…Matia jetonte prej kohesh buze nje kenete, brenda
zgavres se nje trungu te nje peme ku me perpara tek kjo zgavra banonte
nje ketrush…

Ishte nje pem shume e madhe, me tre dhoma brenda dhe shume komode.

Aty arush Matia, ndjente fresket gjat veres dhe ngroht gjat dimriiiiiit.

Nje dite prej ditesh, arush Matia pati nje vizitor nga Australia e larget…ishte Koala Krutis, nje shoku i tij i vjeter.

Matia e rregulloj shokun e vet ne nje prej dhomave te medha qe kishte ai.

Kurtis ishte entuziast nga natyra dhe cdo gje i dukej e mahnitshme…Gjithcka ishte ndryshe ne Australi!

Matia e merrte me vete cdo dite shokun e tij te vjeter dhe e shetiste dhe i tregonte te gjitha rrethinat dhe vendet e bukura…

Dy miqt tan, shetisnin gjate neper pyll dhe takonin te gjithe banoret qe jetonin aty.

Nje dite prej ditesh, ata vendosen te ngjiteshin ne mal per te takuar ariun e murrme…
dhe ashtu ben…

u ngjiten lart e lart…deri te shtepia e madhe e ariut te murrme…

Ai i qerasi ata me lemonada si fillim, me pas i’u nxori mjalt per drek, qe arinjt e kan shume qejf….

ariu i murrme, u kenaq shume nga vizita e dy shokeve te vjeter…

me pas te dy shoket, Matia dhe Kurtis, u ngjiten
akoma dhe me lart malit dhe takuan Marmoten simpatike, qe ishte shume
shume e bukul…

Dielli po perendonte dhe dy miqve tane u duhej te ktheheshin ne shtepin e tyre perpara se te errej e te behej nate…

dhe keshtu ben…

Ne mbremje, Matia vendosi t’i bente nje surpiz te
bukur shokut te tij Kurtisit, dhe i hoqi krevatin nga dhoma e tij ku
flinte, dhe e vendosi ate midis dy degeve te pemes, me pas Matia
vendosi dy poce me mjalt mbi deget e pemes dhe aty afer tyre vendosi
dhe nje llampe…

Erdhi ora per te fjetur gjume dhe u futen posht batanieve te dy shoket, dhe qendruan duke pritur…

Pas pak filluan te vinin flutura te bukura shume
shume…te cilat i terhiqnin drita e llampes dhe era e mire e mjaltit qe
kishte vendosur Matia…u mblodhen aq shume flutura te bukura sa Kurtis
nuk donte te flinte ate nate, por donte te rrinte gjithe naten duke
pare fluturat e bukura, qe nuk i kishte pare kurr asnje here, se ne
Australi ku jetonte Kurtis nuk kishte flutura aq te bukura…

Te nesermen ne mengjes kur u ngriten nga gjumi,
Kurtis do largohej serish per ne Australi, dhe po i vinte aq keq qe do
largohej nga ai vend aq i bukur, por edhe Matia nuk donte qe te ikte
shoku i tij…mirepo Kurtis duhej te ikte se kishte len atje femijet edhe
mama arushen vetem per te cilet i kishte marr shume malli…

Dhe keshtu u nis per ne shtepin e tij serish vizitori dhe shoku i ngusht i Matias…


Kurtis e falenderoi shume shume shokun e tij per te gjitha ato surpriza
dhe per te gjithe ate mikpritje qe i beri Matiasi, dhe i premtoi atij
se, heren tjeter do vinte bashke me femijet dhe mama arushen per
vizite….dhe u nis per rruge vizitori jone i dashur…

-Mirupafshim shoku im i vjeter! -i tha Matias.
-Mirupafshim miku im! -tha Kurtis…dhe u nis per rrugen e larget per ne Australi vizitori jone i dashur…

_________________

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Xoni_King
Hero Antar
Hero Antar


Numri i postimeve: 267
Age: 16
Location: Kastriot
Registration date: 18/08/2007

MesazhTitulli: Re: Pėrralla !   Fri Jan 11, 2008 10:56 pm

Mbreteresh Evangjelia :
Nje here e nje kohe, na ishin dy vellezer, Arturo dhe Matiani..

Arturo, na ishte vellai i madh, dhe Matiani ishte vellai i vogel.

Nje dite prej ditesh, kur te dy vellezrit po shetisnin neper rrugicat e fshatit, Arturo takoi Evangjelien…



ajo ishte shume e bukur!


Arturo u dashurua marrezisht me bukuroshen Evangjelie, mirepo edhe Evagjelia e pelqeu Arturon se ishte djal i pashem…

Arturo me pas vendosi te shkonte te shtepia e
Evagjalies, per te takuar prinderit e saj dhe t’u kerkonte atyre doren
e Evagjelies per nuse…

dhe ashtu beri…

Me pas ata u martuan bashk.

Ne shtepin e Artuos dhe Matianit, gjendja ekonomike ishte shume e rende, dhe nuk kishin as buke te hanin…

keshtu nje dite prej ditesh vellai i madh Arturo, vendosi te iki ne kurbet, ne Turqi…

ai u largua duke i premtuar gruas se tij se nje dite do kthehej serish pran saj, dhe ajo te mos e harronte se ai e donte shume.

dhe Evagjelia e donte shume Arturon, dhe u deshperua shume nga largimi i tij per ne kurbet.


Nderkohe, pas pak kohesh, vellai i Arturos, Matiani, ne bindjen e plot
te tij se vellait te vet do t’i ndodhte dicka e keqe ne kurbet dhe nuk
do kthehej me,,,i kerkon Evagjelies te martohej me te…mirepo Evagjelia
nuk pranoi, se e donte shume Arturon dhe i kishte dhen fjalen se do e
priste ate deri ne vdekje…

Keshtu Matiani u nevrikos dhe e rrahu shume
Evagjelien dhe e groposi te gjall Evagjelien ne nje varr me gure..dhe
iku ne shtepi..

Pas pak, aty pran varrit, kalon nje Bej, hipur ne
nje kal te bardhe,,ne nje cast ai po degjonte disa renkima sikur vinin
nga larg,,,

Zebret nga kali dhe po degjonte me imtesi,,,kur u afrua tek varri me gure, kuptoi se renkimat po vinin prej aty…
E zbuloi varrin dhe aty gjeti Evagjelien e bukur qe e kishte varrosur te gjall i kunati i saj i keq, Matiani.

Beu filloi ta pyes Evagjelin se, cfare i kishte ndodhur…?, ajo i tregon historin atij se, si i kunati i saj i’a kishte bere…
Ajo i’u lut Beut qe ta merrte me vete dhe ta largonte nga aty, se ne shtepin e saj nuk kthehej dot serish..
Dhe Beu e mori me vete Evagjeline e bukur!

Pasi vajten ne shtepin e Beut, Beu i tha Evagjelise se ajo duhej te punonte qe te rrinte aty, dhe e beri sherbetoren e shtepis.

Evagjelia u gezua qe Beu e mbajti ne shtepi dhe i dha edhe pune…

Beu ishte i martuar dhe me nje femij, ai kishte nje djal.

Por ne shtepin e tij ai kishte punesuar edhe nje hamall, i cili merresh me blegtorine dhe bujqesin ne shtepin e Beut.

Beu dhe e gruaja e tij ishin shume te kenaqur qe
kishin nje sherbetore si Evangjelia, ajo u bente te gjitha punet e
shtepise dhe ishte shume e sjellshme…ata e moren shume per zemer
Evangjeline…edhe Evangjelia ishte shume e kenaqur qe punonte ne nje
familje te mire.

Nje dite prej ditesh, hamalli shkon per dru ne pyll,
kur ai kthehet nga pylli me mushken me dru, i therret Evangjelise per
ta ndihmuar ate qe te shkarkonin mushken me dru..dhe Evangeli e
ndihmonte..

Ai nisi perdita qe te kerkonte ndihmen e Evangjelise…

Nje dite hamalli i thot Evangjelise se kishte ren ne dasiuri me te dhe i kerkon qe te martohen…

Por Evangjelia nuk pranzi, dhe ajo i thot se ishte e
martuar dhe se do priste burrin e saj Arturon te cilin e donte shume
dhe se ishte e bindur qe nje dite do bashkohej prap me te.


Hamalli u merzit shume me Evangjeline, dhe vendosi qe te hakmerrej ndaj saj!

Mirepo ai e dinte se te zotet e shtepise, e kishin
shume per zemer Evangjeline, dhe nuk po gente dot nje menyre se si te
hakmerrej ndaj saj…

Nje nat hamalli, priti deri vone sa fjeten te
gjithe, merr nje thike edhe vete ther te birin e Beut, me pas ai shkon
e vedos thiken posht jastekut te Evangjelise.

Kur zgjohen ne mengjes Beu me gruan e tij dhe ven ne
guzhine per te ngren mengjesin, ēuditerisht, si asnje dite tjeter ata
vune re se djali i tyre, i cili cdo dite ngihej shpejt ne mengjes, ate
mengjes ai nuk po dukej!
Te dy bashke, Beu me gruan e tij shkuan tek dhoma e djalit dhe e gjejn djalin te vdekur.

Hamalli duke qar, i thot Beut dhe gruas se tij se,
ai kishte pare Evangjeline me nje thike ne dore, dhe i con ata tek
dhoma e Evangjelise, dhe ngre jastekun ku kishte fshehur thiken dhe u’a
tregon.

Evangeli u tmerrua kur u zgjua papritmas dhe shikon hamallin me thiken me gjak ne dore.

Hamalli I bertet Evangjelise duke I then!

-te pashe qe e vrave ti djalin e Beut!,-trego te verteten!.-i bertet hamalli.
Por Evangjelia nuk po kuptonte asgje!

Kurse Beu i thot!

-Une te shpetova jeten, te dhash gjithcka, ushqim, pune, streh per te fjetur, dhe ti me vrave djalin!

Evangelia i thot Beut se nuk e kishte bere ajo nje gje te tille, ajo i lutet e pergjerohet Beut qe ta bisonte ate.

Por Beu vendos t’i jap rrogen e saj, dhe nuk e
ndeshkon pasi nuk kishte fakte por edhe se e kishin shume per zemer
Evangjelin, dhe keshtu denimi i vetem qe i jep Evangjelis, e perze nga
shtepia…

Evangelia largohet shtepia duke qar dhe duke i then Beut se nuk ishte ajo qe kishte vrar te birin e tij.

Pasi u largua Evangjelia, ajo mberrin ne nje qytet, ku sheshi i qytetit ishte mbushur plot me njerez.

Ajo pyet aty, perse ishin mbledhur kaq shume njerez?

Njerzit i tregojn se, ishte nje I varfer qe I kishte
50 lek borxh mbretit dhe nuk kishte t’ia kthente, dhe keshtu mbreti
kishte vendosur ta varte ate ne litar.

Evangjelia me pas I afrohet nje ushtari dhe I thot
atij se, pot e paguante ajo borxhin e njeriut te varfer, a do ta linin
te gjall?
Ushtari nderkohe vete i thot mbretit se ishte nje grua qe donte te
pagante borxhin ne kembim te jetes se njeriut te varfer qe do e varnin,
dhe mbreti bie dakort.

Kur ushtaret e zgidhen nga litari njeriun e varfer,
ai i pyeti ata se, kush ishte ai person qe i shpetoi jete?, ata i than
se ishte nje grua qe sapo ishte largura nga aty.
Ai me pas rendi me vrap per ta takuar dhe ta falenderonte Evangjeline,
ai e kapi Evangjeline pran nje lumi, kur e pa Evangjeline ai mbeti i
mahnitur nga bukuria e saj.
Me pas ai e pyeti se, perse i’a shpetoi jeten? Evangjelia i tha se i erdhi keq dhe mqs kishte leket te shpetova.
Por burri nuk e besoi, ai mendoi se Evangjelia kishte ren ne dasiuri me
te, dhe i kerkon asaj qe te martoheshin. Evangjelia nuk pranoi se ishte
e martuar me Arturon dhe se e donte shume burrin e saj, ajo i hipi nje
barke qe gjendej aty ne lum dhe u largua, ndersa burri u kthye ne
shtepi.

Me pas Evangjelia mberriti ne disa ara me lule. Kur
ajo kishte qen e vogel, nena e saj i kishte mesuar se si te pergatiste
ilace me lulet, ajo i kerkoi pronarit te asaj toke qe te ndertonte nje
barak dhe te qendronte aty dhe te bente ilace per njerzit e semur dhe
t’i sheronte ata, pronai i tokes e lejoj me kenaqesi te
madhe…Evangjelia vec asaj qe ishte shume e bukur, ishte edhe shume
njeri i mire ne shpirt…
Tek baraka qe ndertoi Evangjelia, filluan te vinin shume njerez te semur qe t’i sheronte Evangjelia me placet e saja…
Zerat se nje grua e mire sheronte njerzit me ilac lulesh, mberriten deri ne veshin e mbretit te asaj zone…
Dhe mbreti i cili quante nga nje semundje e pa sherueshme, kerkoj qe
t’ia sillnin Evangjeline dhe ta sheronte ate nese ajo mundej.

Ai i tregoi Evangjelis se cfare semundje e mundonte
mbretin dhe Evangjelia mblodhi disa lule, beri ilacin qe duhej dhe e
sheroi mbretin..

Ne kete kohe, kthehet ne shtepi Arturo qe kishte qen
ne kurbet ne Turqi. Ai gjen vetem te vellan Matianin ne shtepi, dhe e
pyet ate se ku ishte Evangjelia, gruaja e tij?, Matiani e genjen te
vellain dhe i thot se Evangjelia kishte vdekur nga deshperimi qe Arturo
ishte largura.

Dhe nga te qaret e shumte, i thot te vellait, une ngela qorr, ndersa Mariani ishte qerruar nga mekati qe kishte bere.
Ndersa hamalli i Beut kishte ngelur shurdh, dhe njeriu qe Evangelia i shpetoi jeten, kishte ngelur memec.

Lajmi qe nje grua sheronte njerzit e semur ishte perhapur gjithandej…

Te tre te semuret, i vellai i Arturos, hamalli dhe
burri memec, ven tek Evangjelia qe te sherohen, mirepo nuk e dinin se
ishte Evangjelia.

Kur ven atje, Evangjelia habitet kur shikon Arturon,
te shoqin, dhe nxjerr nje grua qe e kishte punesuar aty si ndihmese, qe
t’I pyesi se perse kishin ardhur!?

Gruaja i pyet dhe nderkohe qe te tre genjejn se perse kishin vajtur.

Si fillim futet i pari njeriu qe Evangjelia pagoi borxhin per te dhe i shpetoi jeten atij…

Evangjelia e pyeti se cfare kishte ndodhur qe kishte
ngelur memec? Dhe ai i tregon te verteten Evangjelies, dhe ajo e sheron
burrin memec dhe i thot se ajo ishte Evangjelia,,,burri i penduar i
kerkon falje Evangjelies, dhe iken per ne shtepi…

Me pas futet Beu me hamallin qe e kishte sjell per ta sheruar,
Evangjelia e pyet hamallin se cfare kishte ndodhur qe ai kish ngelur
shurdh, ndersa hamalli e genjen Evangjelien…ajo e lyen me ilacin e
luleve hamallin dhe ai nuk po sherohej…hamalli po shqeteohej qe pse nuk
po sherohej,,,Evangjelia me pas I thot Beut qe te dilte jasht, dhe I
kerkon hamallit qe te tregonte te verteten se ndryshe ilaci nuk do
kryente efekt ne rast se ai genjente.
Ateher hamalli I tregon te verteten Evangjelies, se si kishte ndodhur
dhe u sherua, pastaj Evangjelia I thot se ishte ajo gruaja e cila ai
akuzoi per vrasjen e te birit te Beut. Hamalli I deshperuar I kerkoi
falje Evangjelies dhe u largua…

Me ne fund erdhi dhe radha e Matianit qe te futej per t’u sheruar,
Evangjelia e pyeti Matianin se cfare kishte ndodhur qe ai kishte ngelur i verber?
Por Mariani veproi si hamalli, ai e genjeu Evangjelien, nuk i tregoj asaj te verteten..
Ajo veproi njesoi si me hamallin edhe me Matianin dhe i thot se po nuk
tregoi te verteten ilaci nuk do e sheronte ate…me pas Matiani i tregon
asaj te verteten, kur ai sherohet shikon Evangjelien dhe e njohu me nje
here, ai rend perjashta dhe i thot te vellait Arturos se, gruaja qe
sheronte ishte Evangjelia. Arturo u fut brenda ta takonte ate, dhe i
kerkoj asaj qe te ktheheshin ne shtepi dhe te jetonin bashke, mirepo
Evangjelia nuk pranoi, dhe Arturo iken i deshperuar bashke me te
vellain per ne shtepi.

Nje dite mbreti i asaj zone vdes, dhe si trashegimtare le Evangjeline, gruan e bukur dhe zemermire.
Evangjelia u be mbreteresh.

Arturo nuk e dinte qe Evangjelia u be mbreteresh,
dhe ai vendosi te shkoi te mbreti dhe t’i kerkonte atij ndihme per te
bindur Evangjelien qe te bashkohej serish me te.
Kur Arturo vete ne mbreteri, atje shikon ne fron Evangjelien, ai u
habit kur pa gruan e tij mbreteresh, me nje here Arturo mendoi se ajo
ishte martuar me mbretin, pasi Arturo nuk e kishte marr vesh se mbreti
kishte vdekur dhe se kishte len trashegimtare Evangjelien.

Arturo filloj ta peste Evangjelien se, pse u martua me mbretin dhe e la Arturon qe ai e donte shume?
Mirepo Evangjelia i tha se do te sjell ketu perpara teje njezet vajzat
me te bukura te mbreterise dhe zgjith cilen nga keto te duash per grua.
Arturo nuk pranoi se donte shume Evangjelien dhe i kerkonte asaj qe te shkonte ne shtepi me te.

Ateher Evangjelia kur pa se Arturo e donte shume dhe
se nuk zgjodhi asnje grua tjeter, ajo i shpjegoi atij se, mreti kishte
vdekur dhe kishte len ate per trashegimtare…

Ateher ata u pajtuan dhe u martuan serish njeri me tjetrin, Arturo u be mbret dhe Evangjelia mbreteresh, dhe jetuan te lumtur…

_________________

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Veddat
Super Moderator
Super Moderator


Numri i postimeve: 901
Age: 17
Location: N'PC
Registration date: 28/12/2007

MesazhTitulli: Re: Pėrralla !   Fri Jan 11, 2008 11:48 pm

Prralla Prralla ha qeni arra Arreat e Seferit. Seferi Livron adhroP i Pshton ***** ja Arraton...huaehuaehuae

_________________
exTrem'
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.qmf-force.tk
Arbbri
Veteran
Veteran


Numri i postimeve: 413
Age: 12
Location: Lajthisht
Registration date: 10/09/2007

MesazhTitulli: Re: Pėrralla !   Fri Jan 11, 2008 11:55 pm

Pjesė e shkeputur...

Ne atė kohe, ne vitin 1823, Mongermeji ishte fshati i rendomte ne mes te pyllit, vend i qete dhe i bukur, larg ēdo rrugė. Ne te njeriu mė pak te holla mund te jetonte sume mirė. Vetėm fshati nuk kishte ujė, sepse gjendej ne njė vend te lartė.
Njerzit nga njeri skaj i fshatit merrnin ujin prej lumenjve te vegjel qe gjendeshin ne rrethin e tyre, e ata qe ishin ne skajin tjetėr, me afėr kishes, e sillnin nga burimet, njė cerek ore larg prej Monfermejit.
Pėr shkak se pėr ujė duhej bėrė njė rrugė mjaft e gjatė, bartja e tij ishte njė pune e rėndė pėr fshataret. Shtepite me te mėdha, nder te cilat edhe pijetorja Tenardije, ēdo kove ujė ia paguanin nga njė cereke njė plaku qe merrej me kėtė pune. Por plakushi veres punonte vetėm deri ne mbrėmje, kurse dimrit deri ne orėn pesė dhe porsa fillonte nata, edhe kapaket e dritareve mbylleshin dhe ai, qe nuk kishte ujė duhej tė shkonte vete te marrė, ose rrinte pa te.
Kjo gjė ishte pune e tmerrshme pėr Kozeten e vogėl. Ajo, si e dimė, ishte e dobishme dyfish pėr Tenardiret: nenae Kozetes u jepte te holla, e vajza u sherbente. Kur Fantina pushuoi se paguari, Tenardiret e ndalen Kozeten, Sepse ajo e zevendesonte sherbetoren. Pervec puneve te tjera, ajo gjithnjė sillte edhe ujė sa here qe u nevojitej. Femija, i tmerruar prej mendimeve se anten i duhej te shkontene pyll pėr te marrė ujė ne burim, gjithnjė kujdesej qe ne shtepi te kėtė ujė.
Kershendellat e vitit njė mijė e teteqind e njezet e tre u kremtuan ne Monfermej ne mėnyrė madheshtore. Fillimi i dimrit ishte i vute pa acar dhe bore. Komedianteve qe kishin ardhur prej Parisit, pushteti u lejoi t'i ngrehin cadrat ne rrugėn kryesore te fshatit, kurse njė grup tregtaresh po me atė leje ngriten cadrat e veta ne sheshin e kuq ne Rrugen e Furrtareve, ku gjendej taverna e Tenardiut. Pijetoret dhe mejhanet ishin plot me njerėz qe ngjallen kėtė vend te qete.
Natėn e Kolendres, ne pijetoren e Tenardiut, disa njerėz, karrociere dhe shtegetare, ishin ulur rreth e rrotull tryezave dhe pinin. Tenardirja kujdesej pėr gjellen qe zihej ne zjarr, kurse Tenardiu pinte me myshterinjte dhe fliste pėr politike!
Atė mbrėmje Koezeta, si rendom, rrinte pranė kendit te tryezes se kuzhines qe ishte afėr vatres se zjarrit. Ne kembet e zbathura kishte kėpucė prej druri e ne dritėn e llambes bėnte corape pėr te vijat e zonjes se vet. Njė mace shumė e vogėl lodronte nėn karrige. Prej dhomes fqinje degjohej zėri dhe qeshja e bijave Tenardije; kėto ishin Eponina dhe Azelima.
Prane vatres pėr njė gozhde varej njė kerbac. Kohe pas kohe, britma e njė fėmijė te vogėl, qe gjendej diku ne shtepi, kalonte zhurmen qe behehj ne pijetore. Ky ishte djali i Tenardireve qe kishte diēka me tepėr se tre vjet. E ema nuk e donte. Kur britma e vogelushit bėhej e padurueshme, Tenardiu i thoshte se shoqes:
-Djali yt po bertet, shko shih se c'do.
-Lere! - pėrgjigjej e ema, - mė ka mėrzitur.
Dhe djali i lėnė ne terr vazhdonte vajin.
Ne ato kohera Tenardiu ishte afėr pesdhjetevjec, kurse zonja e tij u afrohej te dyzetave. Ajo ishte, si kemi thėnė, e lartė, flokegeshtenje, e kuqe ne fytyre, e trashe, krejt tul, katerkendeshe, e madhe, por e shpejte. Tė gjitha punėt e shtepise i bėnte vete: rregullonte, pergatiste, lante, ziente dhe bėnte ēdo gjė. Sherbetorja e vetme e saj ishte KOzeta: miu ne sherbim te elefantit. ēdo gjė dridhej prej zerit te saj, dritarja, mobiliet, njerėzitė. Lavdohej se me njė grusht mund ta thyeje kokrren e earres. Kush degjonte duke folur, thoshte: xhandar i vėrtetė. Kush e shihte se si sillej me KOzeten, thoshte: xhelati vete.
Tenardiu ishte i shkurter, i thate, i zbehte, i pazhvilluar, ne dukje i sėmurė, por, ne te vėrtetė, me njė shndet te jashtezakonshem-kėtu fillonte hipokrizia e tij. Rendom qeshej sa pėr sjellje te mirė, por dhe ishte i sjellshem potuahjse me secilin, madje edhe me lypesin, te cilit nuk i jepte lemoshe. Kishte shikim dhelparak. Ishte tinezak, grykes, pertac dhe mjeshter. Duke ndenjur me karrociere kishte qejf tė fliste pėr luftėn e Vaterlos dhe lavdohej se edhe ai kishte marrė pjesė ne atė lufte si kapter dhe se atje, duke lutuar trimerisht, kishte shpetuar njė gjeneral te plagosur. Prej kėsaj edhe pijetorja kishte marrė kėtė emėr. Ne te vėrtetė ai ne Vaterlo nuk kishte luftuar, por naten kishte plackitur te plagosurit dhe te vraret, mirėpo pėr kėtė ne Monfermej nuk dihej gjė.
Cdonjeri qe pėr te parėn here hynte ne pijetore, thoshte me vete pėr Tenardiren: kjo ėshtė zot ne kėtė shtepi. Por gabonte. Ajo madje nuk ishte as zonja e pijetores. Zot dhe zonjė ishte burri i saj. Ajo punonte e ai fitonte. Mjaftonte vetėm njė fjale e tij, njė gjest i tij dhe secili heshtte. Tenardiu kishte vetėm njė qėllim te pasurohet. Por kjo gjė nuk i shkonte ndoresh. Kėtė vit Tenardiu kishte borxh njė mijė e peseqind franga, qe duhej patjetėr t'i paguaje dhe kjo gjė e grengoste shumė.
Njė here gruas se vet me zemerim, por me ze te ulet, ia tha parimet e veta.
-Detyra e te zotit te pijetores ėshtė: njeriut tė parė qe vjen t'ia shese gjellen, pushimin, dritėn, zjarrin, carcafet e ndyte, pleshtat, buzeqeshjet; te dije t'i ndale shtegtaret, te zbraze qeset e vogla, t'i lehtesoje te medhate, te pranoje me nderime familjet qe udhetojne e kėrkojnė konak, te rrjepe burrin, te zhduke gruan, te plackite femijen; t'i paguhet pėr dritaren e hapur, pėr dritaren e mbyllur, pėr vendin pranė vatres, pėr kolltukun, karrigen, shkamin, banken, dyshekun, shtrojen me pendla, pėr njė grusht kashte; tė gjitha t'ia paguaje udhetari, madje edhe mizat qe do t'i haje qeni i tij.
Ky burrė dhe kjo grua ishin dinakėria dhe terbimi lidhur bashke, ēift i dytė dhe i tmerrshem.
Tė ketilla ishin kėto dy qenie; e midis tyre Kozeta, e munduar si prej njerit, ashtu edhe prej tjetrit. Ata kėtė e bėnin ne mėnyrėn e tyre prej gruas ishte lėnė pas dorė - tėrė dimrin ecte zbathur, ashtu dėshironte i shoqi. Kurrkund nuk gjente meshire; zonja gjarper e i zoti i pijetores zemerkeq. Pijetorja e Tenardierve ishte si rrjete merimange, ku dridhej Kozeta e kapur.

Viktor Hygo

_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.qmf-force.tk
Arbbri
Veteran
Veteran


Numri i postimeve: 413
Age: 12
Location: Lajthisht
Registration date: 10/09/2007

MesazhTitulli: Re: Pėrralla !   Sat Jan 12, 2008 12:00 am

Krenare ngrihet mbi Bunėn e gjerė e mbi qytetin e Shkodrės kėshtjella e lashtė e Rozafatit. Ndėrtimi i kėsaj kėshtjelle e ka njė gojedhene te bukur dhe te hidhur. Ajo pak a shumė vijon...
I ra mjegulla Bunės dhe e mbuloi te tėrė qutetin. Kjo mjegull mbeti aty tri ditė e tri nete. Pas tri ditesh e tri netesh fryu njė ere e holle e cila ngrit mjegullen. Aty maje kodres punonin tre vėllezėr e ndertonin njė keshtjelle. Muri qe ndertonin ditėn, u shembej naten, dhe kėshtu nuk e ndertonin dot. Na shkon aty njė plak i mirė dhe u thotė:-Puna e mbarė o tre vėllezėr!
-Tė mbarė paē o plak i mirė. Po ku e sheh ti te mbaren tonė?
Ditėn punojme e naten shembet. A di ta thuash ndonjė fjale te mirė: c'te bėjmė qe ti mbajmė muret ne kėmbė?
-Unė e di :-thotė plaku , por duhet ta mbani ne fshehtesi dhe tė mos i tregoni askujt dhe as vashave tuaja ne shtepi.
Vellezerit i thanė besėn plakut se asnjėri nuk do tė tregonte.
-Athere, tha plaku, un do t'iu tregoj. Nesėr cila vashe tė vijė pėr te sjelle ushqimin, nga tre kunatat, duhet ta merrni dhe ta murosni te gjallė ne muret e keshtjelles. Atėherė do ta shihni se muri do tė ngrihet dhe do tė qėndrojė pergjithmone.
Kaq tha plaku dhe u zhduk. Vellezerit te mėrzitur kthehen ne shtepi. Dy vellezerit e medhenj e shkelen besėn dhe u treguan grave te veta. Atat u thanė vashave tė mos shkonin pėr te shpene ushqimin te nesėrmen. Vetėm vellai i vogėl e mbajti besėn.
Ne mėngjes si gjithmonė vellezerit shkuan ne pune dhe filluan te ngrinin kalane.
Nėna e djemve ne shtepi nuk dinte gjė. Ajo i kėrkon nuses te madhe t'u shpjere trimave ushqimin. Nusja e madhe ankohet se ishte sėmurė dhe kėshtu nuk shkon. I tha dhe te dytes. Reja e dytė i thotė : Jo zonja nene, sot unė duhet te shkoj pėr buajtje . I vjen radha nuses te vogėl.
- O nusja e vogėl, trimat duan buke, ujė dhe kungullin me verė.
-Po zonja nene, pėrgjigjet nusja e vogėl, por kam djalin e vogėl qe po qan.
Dy kunatat e mėdha i premtuan se do tė kujdesen pėr djalin. Ajo e mori buken, ujin dhe kungullin me vere, puthi djalin ne te dy faqet, dhe niset. Kur arin tek vendi i punės, pershendet trimat.
-Puna e mbarė o trima!
Vellezerit kur e pane, ndalen punėn. Fytyrat iu zbehen dhe burrit te saj i ra cekani nga dora. Nusja e vogėl i thotė: "C'ke ti, im zot? Pse e mallkon gurin dhe murin? Hidhet kunati i madh dhe i thotė: Ti paske lindur ne ditė te zeze, moj kunata e vogėl. Ne duhet te murojme te gjallė vajzen qe do na sillte sot pėr te ngrėnė, vetėm ne kėtė mėnyrė keshtjella do tė qėndrojė e nuk do shembet me.
-Shendosh ju o tim kuneter, por un po ju le njė porosi: Kur te me muroni, syrin e djathte, doren e djathte, kemben e djathte dhe gjirin e djathte te mi lini jashtė. Kur te nise te qaje im bir, me njė sy do ta shikoj, me njė dorė do ta ledhatoj, me njė kėmbė do perkund djepin e me gjirin e djathte do ta mekoj.Gjiri im u ngurofte, keshtjella jonė gjithmonė qendrofte, djali im trimerofte, u befte mbret e mbreterofte!
Vellezerit e moren nusen e vogėl dhe e muruan ne themel te keshtjelles. Muret u ngriten e u lartuan, e nuk u shemben me as nate e as ditė. Po rreze mureve te keshtjelles edhe sot e kėsaj ditė, guret janė te lagur dhe plot myk, nga lotet e gjiri i nuses se vogėl qe vazhdon pikon pėr birin e saj.
Dhe biri i saj, u rrit, luftoi dhe trimeroi !

_________________


Edituar pėr herė tė fundit nga nė Wed Jan 16, 2008 12:33 pm, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.qmf-force.tk
Arbbri
Veteran
Veteran


Numri i postimeve: 413
Age: 12
Location: Lajthisht
Registration date: 10/09/2007

MesazhTitulli: Re: Pėrralla !   Sat Jan 12, 2008 12:00 am

Mbreti
Krenare ngrihet mbi Bunėn e gjerė e mbi qytetin e Shkodrės kėshtjella e lashtė e Rozafatit. Ndėrtimi i kėsaj kėshtjelle e ka njė gojedhene te bukur dhe te hidhur. Ajo pak a shumė vijon...
I ra mjegulla Bunės dhe e mbuloi te tėrė qutetin. Kjo mjegull mbeti aty tri ditė e tri nete. Pas tri ditesh e tri netesh fryu njė ere e holle e cila ngrit mjegullen. Aty maje kodres punonin tre vėllezėr e ndertonin njė keshtjelle. Muri qe ndertonin ditėn, u shembej naten, dhe kėshtu nuk e ndertonin dot. Na shkon aty njė plak i mirė dhe u thotė:-Puna e mbarė o tre vėllezėr!
-Tė mbarė paē o plak i mirė. Po ku e sheh ti te mbaren tonė?
Ditėn punojme e naten shembet. A di ta thuash ndonjė fjale te mirė: c'te bėjmė qe ti mbajmė muret ne kėmbė?
-Unė e di :-thotė plaku , por duhet ta mbani ne fshehtesi dhe tė mos i tregoni askujt dhe as vashave tuaja ne shtepi.
Vellezerit i thanė besėn plakut se asnjėri nuk do tė tregonte.
-Athere, tha plaku, un do t'iu tregoj. Nesėr cila vashe tė vijė pėr te sjelle ushqimin, nga tre kunatat, duhet ta merrni dhe ta murosni te gjallė ne muret e keshtjelles. Atėherė do ta shihni se muri do tė ngrihet dhe do tė qėndrojė pergjithmone.
Kaq tha plaku dhe u zhduk. Vellezerit te mėrzitur kthehen ne shtepi. Dy vellezerit e medhenj e shkelen besėn dhe u treguan grave te veta. Atat u thanė vashave tė mos shkonin pėr te shpene ushqimin te nesėrmen. Vetėm vellai i vogėl e mbajti besėn.
Ne mėngjes si gjithmonė vellezerit shkuan ne pune dhe filluan te ngrinin kalane.
Nėna e djemve ne shtepi nuk dinte gjė. Ajo i kėrkon nuses te madhe t'u shpjere trimave ushqimin. Nusja e madhe ankohet se ishte sėmurė dhe kėshtu nuk shkon. I tha dhe te dytes. Reja e dytė i thotė : Jo zonja nene, sot unė duhet te shkoj pėr buajtje . I vjen radha nuses te vogėl.
- O nusja e vogėl, trimat duan buke, ujė dhe kungullin me verė.
-Po zonja nene, pėrgjigjet nusja e vogėl, por kam djalin e vogėl qe po qan.
Dy kunatat e mėdha i premtuan se do tė kujdesen pėr djalin. Ajo e mori buken, ujin dhe kungullin me vere, puthi djalin ne te dy faqet, dhe niset. Kur arin tek vendi i punės, pershendet trimat.
-Puna e mbarė o trima!
Vellezerit kur e pane, ndalen punėn. Fytyrat iu zbehen dhe burrit te saj i ra cekani nga dora. Nusja e vogėl i thotė: "C'ke ti, im zot? Pse e mallkon gurin dhe murin? Hidhet kunati i madh dhe i thotė: Ti paske lindur ne ditė te zeze, moj kunata e vogėl. Ne duhet te murojme te gjallė vajzen qe do na sillte sot pėr te ngrėnė, vetėm ne kėtė mėnyrė keshtjella do tė qėndrojė e nuk do shembet me.
-Shendosh ju o tim kuneter, por un po ju le njė porosi: Kur te me muroni, syrin e djathte, doren e djathte, kemben e djathte dhe gjirin e djathte te mi lini jashtė. Kur te nise te qaje im bir, me njė sy do ta shikoj, me njė dorė do ta ledhatoj, me njė kėmbė do perkund djepin e me gjirin e djathte do ta mekoj.Gjiri im u ngurofte, keshtjella jonė gjithmonė qendrofte, djali im trimerofte, u befte mbret e mbreterofte!
Vellezerit e moren nusen e vogėl dhe e muruan ne themel te keshtjelles. Muret u ngriten e u lartuan, e nuk u shemben me as nate e as ditė. Po rreze mureve te keshtjelles edhe sot e kėsaj ditė, guret janė te lagur dhe plot myk, nga lotet e gjiri i nuses se vogėl qe vazhdon pikon pėr birin e saj.
Dhe biri i saj, u rrit, luftoi dhe trimeroi !

_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.qmf-force.tk
Arbbri
Veteran
Veteran


Numri i postimeve: 413
Age: 12
Location: Lajthisht
Registration date: 10/09/2007

MesazhTitulli: Re: Pėrralla !   Sat Jan 12, 2008 12:01 am

Kjo ėshtė njė peralle qe ma tregonte nėna kur isha e vogėl. Shpresoj qe tju pėlqej se mua me pelqente shumė. Njėherė e njė kohe jetonte njė plak i cili kishte 3 vajza. Vajza e tij e preferuar ishte vajza e vogėl se kjo ishte e padjallezuar ndėrsa 2 vajzat e tjera e kishin gjithmonė mendjem pėr djallezi. Njė ditė ky plaku do ikte ne qytet dhe pyeti se cilėn nga vajzat se ēfarė donin qe tu sidhte. Vajza e madhe tha qe ajo donte njė varese me gurė diamanti, varesen me te shtrenjte qe babai do gjente. Vajza e dytė kerkoi njė fustan perallor, me te bukurin ne qytet. Kur plaku pyeti vajzen e tretė ajo kerkoi njė molle ku mund te shikoje tėrė botėn. Vajzat e medhaja filluan ta tallnin pėr kerkesen qe kishte bėrė sepse ishte e pamundur te shikoje botėn ne njė molle. Babai shkoi nė qytet dhe i bleu ēdo vajzė dhuraten qe kerkoi. Ai gjithashtu gjeti edhe njė molle ku mund te shikoje te gjithė botėn. 2 vajzave te medhaja u dolen nga qejfi varesja dhe fustani brenda 1 jave ndėrsa vajza e vogėl ishte e lumtur me mollen e saj te vogėl ku ajo mund te shikonte te tėrė botėn. Ato u bene shumė xheloze pėr motren e vogėl dhe njė ditė vendosen te shkojnė ne pyll pėr te mbledhur manafera dhe i kerkuan motres se vogėl qe tė shkonte me ato. Ajo ishte e padjallezuar kėshtu qe pranoi. Kur u futen thelle ne pyll ato e vrane motren e vogėl. Moren mollen e saj dhe e varrosen atė aty ne mes te pyllit duke besuar se asnjėri sdo ta zbulonte varrin sepse asnjėri skalonte asnjėherė aty. Kur vajten ne shtepi ato i thanė babait qe motren e vogėl e kishin ngrėnė ujqerit. Babai u helmua shumė ne zemėr dhe qe nga ajo ditė nuk qeshte me. Kaluan ditė, jave, muaj dhe gjatė kėsaj kohe ne varrin e kėsaj vajzes u rrit njė kallam i gjatė. Njė ditė prej ditesh njė bari kaloi aty afėr dhe e preu kallamin pėr ta bėrė fyell. Por kur ai filloi ti binte fyellit qe kishte bėrė njė gjė e ēuditshme ndodhte. Fyelli kendonte njė kenge vajtuese e cila thoshte"Motrat e mija te keqija me vrane dhe me varrosen kėtu. I vetmi sherim pėr mua do tė ishte sperkatja e varrit tim me uj mbreteror. Bariu vajti tek princi dhe i tregoi pėr kėtė gjė. Atėherė princi dha urdher qe ta sperkatnin varrin me uj mbreteror dhe ta sillnin vajzen ne pallatin mbretero. Kur ata e sperkaten varrin kjo vajza u ngrit dhe ata e cuan ne pallatin mbreteror. Ajo ishte shumė e bukur dhe princi vendosi qe te martohej me te. Por pėrpara se te martohej ai lajmeroi motrat e saj dhe babain qe te vinin ne pallatin mbreteror. Atėherė ai urdhėroi qe vajzat e keqija ti denonin. Qe nga ajo ditė ato do ishin sherbetoret e motres se tyre. Ndėrsa babait te saj ai i dha njė shtepi afėr pallatit mbreteror qe ai tė vinte ta takonte ēupėn sa here te donte. Po atė ditė ata bene dasmen. Dasma e tyre ishte dasma me e bukur qe ėshtė bėrė ndonjėherė dhe qe nga ajo ditė deri sot ata jetojne te lumtur ne pallatin e tyre mbreteror.

_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.qmf-force.tk
 

Pėrralla !

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 3 e 6Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
QMF-Force.tk :: Te Ndrysheme ! :: Rreth Shkolles :: Gjuhė Shqipe-
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės