Forumi­Portalli­Pytėsori­Kėrko­Regjistrohu­Lista e Anėtarėve­Identifikohu
Posto temė tė re   Pėrgjigju temėsShare | 
 

 Pėrralla !

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
AutoriMesazh
QMFU
Administrator
Administrator


Numri i postimeve: 586
Age: 17
Location: Prishtinė
Registration date: 09/08/2007

MesazhTitulli: Pėrralla !   Wed Sep 19, 2007 11:32 pm

Ketu mund te postoni perralla...

_________________




Edituar pėr herė tė fundit nga nė Sun Jan 13, 2008 6:15 pm, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://qmf-force.tk
QMFU
Administrator
Administrator


Numri i postimeve: 586
Age: 17
Location: Prishtinė
Registration date: 09/08/2007

MesazhTitulli: Re: Pėrralla !   Wed Sep 19, 2007 11:33 pm

Ja nje perralle nga une :


Perralla Per Mbretin Lakuriq

Na ishte njehere nje Mbret
dhe nje Mbreteri. Mbreti kishte oborrtare dhe sherbetoret e tij, kishte
edhe pasuri te cilen e kishte marre nga mbreteria dhe populli i tij qe
jetonte ne varferi. Po afrohej festa e Mbreterise se tij. Mbreti kishte
vendosur qe ate dite te vishej me bukur se cdohere gjate jetes se
tij... Kishte ftuar, kishte kerkuar rrobaqepesit me te mire, me te
njohur nga e gjithe Mbreteria, por nuk ishte i kenaqur, pastaj ai
filloi te kerkoje neper bote ...

Nje dite ne oborrin e tij
mbreteror u paraqiten tre rrobaqepes te cilet kishin degjuar se Mbreti
po i kerkonte rrobaqepesit me te mire, ata i thane se po vinin nga nje
vend i larget i botes, dhe se mbretit do t'i qepnin rrobat me te bukura
qe s'i ka asnje mbret ne bote ...
Mbreti u gezua shume kur i
degjoi, -Ja tha tani i gjeta. Une do te vishem dhe do te behemi Mbreti
me i bukur nga te gjithe mbreterit e botes dhe gjithe bota do te me
njohe dhe do te degjoje kete ...
Ju siguroi rrobaqepesve
mendafshin me te bukur, me te mire dhe me te shtrenjte ... Dhe tre
rrobaqepesit filluan punen, punonin nate e dite, qe mbretin e tyre ta
benin te lumtur me rrobat qe do t'i qepnin ata ...kaluan jave e muaj te
tera, por rrobat nuk ishin gati ...

Mbreti po priste me
padurim qe t'i vishte teshat qe s'i kishte askush ne bote ... Dhe erdhi
dita e madhe, dita kur ai do te behej i bukur si asnjehere, dita kur do
te festonte dhe do te gezonte ne diten e Mbreterise se tij ... shkoi te
rrobaqepesit me ndihmesit dhe sherbetoret e tij ...rrobaqepesit bene
sikur i nxoren nga arka e arte rrobat prej mendafshi, e xhveshen
Mbretin dhe filluan t'ia veshin rrobat e reja ... - Keto thane ata,
jane nga mendafshi me i shtrenjte, jane shume te holla, saqe ti o i
madhi Mbret nuk do t'i ndjesh fare ne trup?! dhe bene sikur ia veshen
...
Mbreti i lumtur u kthye kah ndihmesit dhe sherbetoret e tij,-

He tha si dukem tani,
A dukem tamam Mbret ?!
... ata u pane njeri me tjetrin, dhe s'u besuan syve te tyre, sepse Mbreti ishte lakuriq, nuk kishte te veshur asgje ...
Tre rrobaqepesit, ne te vertete ishin tre mashtrues, te cilet kishin vendosur te pasurohen nga ajo iu afronte Mbreti...
- Ndihmesit dhe sherbetoret shikuan me dyshim,por askush nuk kishte guxim t'i thoshte Mbretit se eshte lakuriq ...

Erdhi koha qe Mbreti te parakalonte nga Pallati i tij Mbreteror ne
rruget e qytetit , ku ishte mbledhur i gjithe populli qe ta shihte nga
afer Mbretin dhe rrobat e tij per te cilat flitej ne tere Mbreterine
...
Mbreti krenar po parakalonte para turmave te njerezve te
cilet ishin mbledhur ta shohin ...dhe atehere populli i shkrete e pa se
Mbreti i tyre i dashur ishte lakuriq, por kete nuk kishte guxim ta
thoshte askush ... vetem nje femije kur e pa ashtu, guxoi e tha -Mbreti
qenka lakuriq !!!
Dhe atehere Mbreti e pa se vertet kishte qene lakuriq...

_________________




Edituar pėr herė tė fundit nga nė Wed Sep 19, 2007 11:36 pm, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://qmf-force.tk
QMFU
Administrator
Administrator


Numri i postimeve: 586
Age: 17
Location: Prishtinė
Registration date: 09/08/2007

MesazhTitulli: Re: Pėrralla !   Wed Sep 19, 2007 11:35 pm

Kėsulkuqja

Na ishte njė herė njė vajzė e vogėl e cila e kishte
emrin Kėsulkuqe. Ajo ishte shum e sjellshme dhe e mirė sa qė tė gjithė
e donin.
Atė e quanin kėsulėkuqe sepse gjithmonė bante njė kėsuė tė kuqe mbi kokė.

Njė ditė itha nėna Kėsulkuqės:

- Kėsulkuqe, mere kėtė shportė me ėmbėlsira dhe dėrgoja gjyshės, do tė
i bėjė mirė asaj tani kur ėshtė e shtruar nė shtratė e sėmurė. Nisu
menjėherė dhe ke kujdes se mos humbesh nė pyllė.

Kėsulkuqja mori rrugėn pėr nė shtėpi tė gjyshės e cila gjindej nė pyll.
Rrugės takoi ujkun, por Kėsulkuqja nuk dinte se ai ishte njė bishė
e rrezikshme prandaj dhe nuk u frigoi por e pėrshėndeti ujkun.
Ujku e pyeti Kėsulkuqėn:
- Ku je nisur kaq heret nė mėngjez?
- Jam duke shkuar tek gjyshja ime e cila ėshtė e sėmurė.
- Nė anėn tjetėr tė pyellit, pranė atyre ter lisave tė gjatė.


Kur ujku kuptoi kėt, mendonte ai nė vete se Kėsulkuqja do vijė mirė
pasi ai ta ket ngrėnė gjyshėn. Qė tė jetė i sigurt se do mbrinė para
saj tek shtėpia e gjyshes ai i tha Kėsulkuqes:
- Shihe se ē“lule tė bukura janė kėtu, a nuk do i mbledhish disa pėr gjyshėn?

E gjithashtu mund tė pushosh pak e tė dėgjosh kėngėn e bukur tė zogjėve
e njėkohsisht tė zish pak hije nėn dru tani kur ėsht kaq ngrohėt.
Kėsulkuqja e dėgjoi ujkun dhe veproi ashtu si i tha ai.

Ujku vrapoi pėr nė shtėpi tė gjyshės dhe trokiti nė derė.
- Kush ėshtė? Thiri gjyshja nga brenda.
- Ėshtė Kėsulkuqja, u pėrgjek ujku duke u munduar tė bėj zėrin e Kėsulkuqės.
- Unė jam e shtrirė nė shtrat, por dera ėshtė e hapur e ti urno e hyrė mbrenda.

Ujku hyri mbrenda iu afrua ngadal shtratit tė gjyshės dhe e gėlltiti
gjyshėn, pastaj veshi kėmishėn e natės sė gjyshės, kapelėn dhe syzat
dhe u shtre nė shtrat.

Kur Kėsulkuqja erdhi tek shtėpia e
gjyshės u befasua kur pa se dera ishte e hapur, ajo thiri gjyshėn por
askush nuk u pėrgjegj. Kėsulkuqja hyri mbrenda dhe iu afrua shtratit.
Aty ishte gjyshja. Por ishte diēka e ēuditshme me gjyshėn mendoi ajo.

- Gjyshe, gjyshe, pse i ke veshėt kaq tė mėdhenjė?!
- Qė tė dėgjojė mė mirė! u pėrgjegj ujku me zė tė gjyshės.
- Gjyshe, gjyshe, pse i ke sytė kaq tė mėdhenjė?!
- Qė tė shohė ty mė mirė! foli prap ujku.
- Gjyshe, gjyshe, pse e ke gojėn kaq tė madhe?!
- Qė tė gėlltijė mė mirė! dhe sapo tha kėte ujku u qua dhe e gėlltiti Kėsėlkuqėn.


Ujku ishte ngirė shum dhe vendosi tė flejė. Ai bėnte zė tė lartė nė
gjumė, aq tė lartė sa qė u dėgjonte dhe jasht, aty pranė kalonte njė
gjyetarė dhe mendoi:
- Sa zė tė ēuditshėm bėn gjyshja, tė hyjė mbrenda dhe tė shohė se si ėshtė me tė.

Gjyetari hyri nė shtėpi tė gjyshės dhe pa ujkun tė shtrirė nė shtrat tė
gjyshės. Gjyetari kuptoi se ujku kishte gėlltitur gjyshėn dhe mori njė
palė gėrshėr dhe preu barkun e ujkut kur aty pa jo vetėm gjyshėn por
dhe Kėsulkuqėn e cila tha:
- Oh sa shum u frigėsova, sa terė qė ishte aty mbrenda!

pastaj ata mbledhėn disa gurė tė mdhej e i futėn nė bark tė ujkut e kur
ujku u zgjua donte tė pinte ujė. Ai shkoi pran lumit por kur u afrua
aty gurėt ia muarėn anėn kėshtu qė ai ra nė lum dhe u fundos.

Kėsulkuqja premtoi se kur mė nuk do tė largohet nga rruga e as tė bisedon me ata qė nuk i njeh.

_________________


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://qmf-force.tk
Arbbri
Veteran
Veteran


Numri i postimeve: 413
Age: 12
Location: Lajthisht
Registration date: 10/09/2007

MesazhTitulli: Re: Pėrralla !   Thu Sep 20, 2007 4:33 pm

Plaku e Plaka


Na ishte nje here plaku me plaken, dhe na zihen njeri me tjetrin…
pasi u zun te dy keta, vendosen te ndaheshin,
por na duhej te ndanin dhe mallin qe kishin ne menyre te barabart…
…edhe keshtu ben.

*plaku merr kaposhin
*plaka merr macen
*plaku merr sheqerin
*plaka merr kripen
*plaku merr mashen
*plaka merr kacin

edhe u ndan si perfundimisht te dy pleqt…

kalon nje fare kohe, dhe plaka e lan kripen dhe e nxjerr ne diell per ta thar…mirpo kripa na humbi, avulloi, dhe ngeli plaka pa kripeeeee dhe nuk kishte me se te gatuante me, dhe na ngeli pa ngren plaka….ashtu

ndersa plaku kishte sheqer edhe hante sheqerin….keshtuuuu

kur plaka vinte per te trazuar zjarrin i digjeshin dokat (duart)

ndersa plaku kishte mashen edhe nuk digjesh…

nje dite prej ditesh, ngelen te dy si perfundim pa ushqime dhe pa lek…

edhe cte bej cte bej thot plaku!?…i thot kaposhit…

O kaposh !
urdhero i thot kaposhi.

i thot plaku…kemi ngelur pa lek o kaposh, po dil e na gjej ndonje lek se nuk kemi me se te blejm buke.

e mire i thot kaposhi…

edhe keshtu vepron kaposhi, mer rrugen dhe niset per te gjetur lek per plakun…

ec e ec kaposhi, kur ne mes te rruges i del ujku.

i thot ujku kaposhit.

ku po vete o kaposh?

ja i thot kaposhi, kam dal te gjej ca lek se s’kemi me se te ham buke une edhe plaku…

oooo i thot ujku, a te vij edhe une me ty?

po… jo jo i thot kaposhi, se eshte rruge e larget edhe lodhesh.

jo ore jo, (i thot ujku) se nuk lodhem, po me ler te vij dhe une me ty.

epo mire hajde i thot kaposhi…dhe nisen te dy bashk.

ec e ec keta te dy, kur lodhet ujku.
i thot ujku kaposhit, o kaposh u lodha une, si t’ja bej?
a nuk te thash (i thot kaposhi) qe do lodhesh se eshte rruge e larget!
dhe e mer kaposhi ujkun dhe e fut tek barku…edhe nisen prap…

ec e ec, gjat rruges e njejta gje i ndodh edhe me dhelpren, lumin edhe ariun, edhe kaposhi beri te njeten gje si me ujkun(i futi te barku i vet) deri sa arriti tek mbreti.

kur arriti te mbreti kaposhi, hipi ne nje garth edhe ja nisi kenges…

kikiriki kikikua…dua cupen e mbretit per grua…
kikiriki kikikua…dua cupen e mbretit per grua…

kur e degjon mbreti.

hėu thot mbreti, kush eshte ky qerrata qe dashka cupen time per grua?

kapeni shpejt, i’u thot ushtareve te tij mbreti, dhe futeni tek kuajt e eger ta shkelin me kemb qe te ngordhi,,,dhe e kapin ushtaret e mbretit dhe e hedhin te kuajt e eger kaposhi…ndersa kaposhi,,,tak nxjerr ujkun nga barku dhe i ha ujku kuajt e eger.

del prap kaposhi dhe i’a nis prap kenges,
kikiriki kikikua…dua cupen e mbretit per grua…

hėu, prap mbreti, kapeni dhe futeni tek lepujt e eger, u thot mbreti ushtareve, qe ta han lepujt. e kapin ushtaret e hedhin kaposhin tek lepujt,,,kur kaposhi,,tak nxjerr dhelpren nga barku, dhe i ha dhelpra lepujt e eger,,,shpetoj prap kaposhiiii…
me te dal prap kaposhi i’a nis kenges serish…
kikiriki kikikua…dua cupen e mbretit per grua…

u cmend mbreti,,,kapeni u thot ushtareve dhe hidheni tek furra brenda qe te digjet nga zjarri…e kapin ushtaret e hedhin te zjarri kaposhin,,,,kur kaposhi tak, nxjerr lumin qe kishte tek barku i tij, dhe e shuan zjarrin lumiiiii,,,dhe keshtu shpetoj prap kaposhi.

del prap kaposhi dhe i’a nis prap kenges…

Kapeni tani, u thot mbreti ushtareve, dhe hidheni tek dhoma me florinj, te haj florinj sa te mbytet…
e kapin ushtaret, e fusin tek dhoma me florinj…
mbush barkun mire e mire me florinj kaposhi, dhe nxjerr ariun nga barku per te shqyer deren, e hap deren ariu, del kaposhi prap…
ne te ikur kaposhi, i’a merr edhe nje here kenges ne fund per inat te mbretit,,,kikiriki kikikua…dua cupen e mbretit per grua…edhe iken kaposhi, kthehet tek plaku…

u gezua plaku se i solli gjithe ato florinj kaposhi…

e shikon plaka dhe i vjen inat…
i thot plaka maces qe kishte ne shtepi…
po del edhe ti moj mace na gjej ndonje flori si kaposhi, se do ngordhim per buke…

e mire i thot macja se dal une,,,del macja, kap hardhuca, gjarprinj, neperka, edhe ja con plakes tek shtepia…i leshohen hardhucat ta han plaken… ndihme…ndihme… po therriste plaka, bjer me kacit plaka hardhucave, po nuk mundte t’i vriste te gjitha…ndihme… ndihme… therriste plaka.

e degjon plaku qe po kerkonte ndihme plaka e shkret, dhe vete e ndihmon… dhe e shpeton plaken nga hardhucaaaaat….

dhe pastaj bashkohen prap plaku me plaken dhe jetojn prap sebashku te gezuaaaaar…

_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.qmf-force.tk
Arbbri
Veteran
Veteran


Numri i postimeve: 413
Age: 12
Location: Lajthisht
Registration date: 10/09/2007

MesazhTitulli: Re: Pėrralla !   Fri Sep 21, 2007 11:45 am

Ngutja dhe Durimi

U takuan njė here Ngutja dhe Durimi! te dy pėr te njėjtin hall; Ngutja kishte blere dy metra basme te bukur pėr te qepur njė fustan.
Ajo e shtriu basmen ne tryeze dhe ...pa menduar gjatė ,mori gersheret e filloj te priste.
Prit kėtej e prit andej e fap fap fap ,gerr gerr gerr, e bėri copa-copa gjithė basmen.Pasi bėri
kėtė pune ,u mendua pakėz,morri dy copa dhe i vuri pėr se gjati trupit,dhe pėr te zezen e saj vuri
re qe kish bėrė dem gjith copen.
-------Qyqja c'bėra !--tha me vehte Ngutja.--Asnje vajzė vajzė e vogėl nuk do ta kish bėrė kėtė
e jo unė qe jam goxha cupe!
Por gabimi tani qe bėrė.Ngutja perplaste duart dhe thoshte <> <>,por
pa dobi.Pasi u qetesua pak mendoi ; Po vete te shikoj pak Durimin,valle dhe ai e ka prishur copen
e pantallonave?.Dhe me njė fryme vajti te Durimi.E gjeti me meter ne dorė ,duke matur me kujdes dhe duke shėnuar me njė cop sapuni .
Pastaj shtriu mbi te njė pale pantallona te mbajtura te cilat mbuluan cip me cip vizatimin.
---Duket sikur ēdo gjė ėshtė ne rregull -tha Durimi
---po ky cepi kėtu sikur nuk ma mbush syrin.Pa ta kontrolloj, pėr bese bėra mirė qe nuk e preva,
duhet korrigjuar.Dhe vazhdonte te korigjonte rrethin e mesit....edhe kėtė mirė e kam shėnuar duke vazhduar
akoma me kujdes matjet dhe shėnimet nė fund tha;Tani nuk me mbetet gjė tjetėr vetėm te marr
gersheren e te pres copen.ja ti mbajmė me shėndet dhe fer fer e preu copen.
Ngutja e habitur shumė nga Durimi e pyeti
--Kush te ka mėsuar te presėsh kaq bukur ,more Durim?
------Mė ka mėsuar gjyshja,-tha Durimi. --Po si? -vazhdoi kureshtare Ngutja
-----Ja mė ka ngulur ne mendje gjashtė fjale
"Mat shtate her dhe fol Njeher"

_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.qmf-force.tk
Arbbri
Veteran
Veteran


Numri i postimeve: 413
Age: 12
Location: Lajthisht
Registration date: 10/09/2007

MesazhTitulli: Re: Pėrralla !   Fri Sep 21, 2007 11:47 am

Plaku dhe Tri Vajzat

Njėherė e njė kohe jetonte njė plak i cili kishte 3 vajza. Vajza e tij e preferuar ishte vajza e vogėl se kjo ishte e padjallezuar ndėrsa 2 vajzat e tjera e kishin gjithmonė mendjem pėr djallezi. Njė ditė ky plaku do ikte ne qytet dhe pyeti se cilėn nga vajzat se ēfarė donin qe tu sidhte. Vajza e madhe tha qe ajo donte njė varese me gurė diamanti, varesen me te shtrenjte qe babai do gjente. Vajza e dytė kerkoi njė fustan perallor, me te bukurin ne qytet. Kur plaku pyeti vajzen e tretė ajo kerkoi njė molle ku mund te shikoje tėrė botėn. Vajzat e medhaja filluan ta tallnin pėr kerkesen qe kishte bėrė sepse ishte e pamundur te shikoje botėn ne njė molle. Babai shkoi nė qytet dhe i bleu ēdo vajzė dhuraten qe kerkoi. Ai gjithashtu gjeti edhe njė molle ku mund te shikoje te gjithė botėn. 2 vajzave te medhaja u dolen nga qejfi varesja dhe fustani brenda 1 jave ndėrsa vajza e vogėl ishte e lumtur me mollen e saj te vogėl ku ajo mund te shikonte te tėrė botėn. Ato u bene shumė xheloze pėr motren e vogėl dhe njė ditė vendosen te shkojnė ne pyll pėr te mbledhur manafera dhe i kerkuan motres se vogėl qe tė shkonte me ato. Ajo ishte e padjallezuar kėshtu qe pranoi. Kur u futen thelle ne pyll ato e vrane motren e vogėl. Moren mollen e saj dhe e varrosen atė aty ne mes te pyllit duke besuar se asnjėri sdo ta zbulonte varrin sepse asnjėri skalonte asnjėherė aty. Kur vajten ne shtepi ato i thanė babait qe motren e vogėl e kishin ngrėnė ujqerit. Babai u helmua shumė ne zemėr dhe qe nga ajo ditė nuk qeshte me. Kaluan ditė, jave, muaj dhe gjatė kėsaj kohe ne varrin e kėsaj vajzes u rrit njė kallam i gjatė. Njė ditė prej ditesh njė bari kaloi aty afėr dhe e preu kallamin pėr ta bėrė fyell. Por kur ai filloi ti binte fyellit qe kishte bėrė njė gjė e ēuditshme ndodhte. Fyelli kendonte njė kėngė vajtuese e cila thoshte"Motrat e mija te keqija me vrane dhe me varrosen kėtu. I vetmi sherim pėr mua do tė ishte sperkatja e varrit tim me uj mbreteror. Bariu vajti tek princi dhe i tregoi pėr kėtė gjė. Atėherė princi dha urdher qe ta sperkatnin varrin me uj mbreteror dhe ta sillnin vajzen ne pallatin mbretero. Kur ata e sperkaten varrin kjo vajza u ngrit dhe ata e cuan ne pallatin mbreteror. Ajo ishte shumė e bukur dhe princi vendosi qe te martohej me te. Por pėrpara se te martohej ai lajmeroi motrat e saj dhe babain qe te vinin ne pallatin mbreteror. Atėherė ai urdhėroi qe vajzat e keqija ti denonin. Qe nga ajo ditė ato do ishin sherbetoret e motres se tyre. Ndėrsa babait te saj ai i dha njė shtepi afėr pallatit mbreteror qe ai tė vinte ta takonte ēupėn sa herė te donte. Po atė ditė ata bene dasmen. Dasma e tyre ishte dasma me e bukur qe ėshtė bėrė ndonjėherė dhe qe nga ajo ditė deri sot ata jetojne te lumtur ne pallatin e tyre mbreteror.

_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.qmf-force.tk
Arbbri
Veteran
Veteran


Numri i postimeve: 413
Age: 12
Location: Lajthisht
Registration date: 10/09/2007

MesazhTitulli: Re: Pėrralla !   Fri Sep 21, 2007 11:49 am

Njeriu i Varfer por Shumė i Zgjuar

Njė here e njė kohe rronte njė njeri shumė i zgjuar,por shumė i varfer..Pėr te fituar buken e gojesky njeripunonte si gjelleberes tek njė i pasur.I zoti mburrej pėr pasurite qe kishte por ishte torrollak.
Njė ditė pasaniku ftoi disa miq pėr dreke. thirri gjelleberesin dhe e urdhėroi te gatuante vetemdy gjelle: gjellen me te mirė dhe gjellen me te keqe.
Gjelleberesi i hyri punės dhe gatoi gjellen me te mirė dhe atė me te keqe.
Kur u shtrua sofra,gjeleberesi shtroj gjellen e pare,gjuhe derri.
- Kjo ėshtė gjella me e mirė? - e pyeti i zoti.
- Kjo - iu pergjigj gjelleberesi.
- Popse thua qe ėshtė gjella me e mirė?
- Ai qe ka gjuhe, - tha gjelleberesi,- mund tė flasė e mund te tregoje c““mendon e c“ndien..prandaj gjuha ėshtė gjeja me e mirė ne botė.
Miqte qe ishin ulur ne tryeze i thanė.
- Tė lumte, kėshtu ėshtė.
pasi perfunduan gjellen e pare,gjelleberesi pruri gjellen e dytė,e cila ishte gatuar pome gjuhe.
Pasaniku u zemerua keq dhe berrtiti.
-Ēfarė bėn kėshtu o i marrė.Me pare the se ishte gjeja me e mirė,ndrsa tani na doli me e keqja!!!
Gjelleberesi vuri buzen ne gaz dhe tha:
- Po,ashtu ėshtė.Gjuha ėshtė gjeja me e keqe ne botė..Me ndihmėn e saj shumė njerėz gjithen kohėn flasin veē marrezira.Kėta gjerez te bardhen e bėjnė te zeze,te drejtėn e bėjnė te shtrember,te miren e tekeqe,e kėshtu me radhe..
Tė ftuarit dhe pse ishin torrollake,kėtė here e kuptuan qe gjelleberesi donte te tallej me ta.Po nuk kishin c`te bėnin tjetėr,vune buzen ne gaz e bėn gjoja u gezuan..
Gjelleberesi ishte vėrtetė njeri i mencur..

_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.qmf-force.tk
Arbbri
Veteran
Veteran


Numri i postimeve: 413
Age: 12
Location: Lajthisht
Registration date: 10/09/2007

MesazhTitulli: Re: Pėrralla !   Sun Sep 23, 2007 9:55 pm

Kali dhe Gomari





Njė njeri kishte njė kalė dhe njė gomar. Kur njėherė ishin duke udhėtuar, gomari i tha kalit:


- Merr pak prej barrės sime, nė qoftė se dėshiron tė mbetem gjallė.


Kali nuk e dėgjoi. Kėshtu gomari, nga lodhja e tepėrt, u rrėzua dhe ngordhi.


Kur i zoti mandej ja ngarkoi tėrė barrėn kalit, madje edhe lėkurėn e gomarit tė ngordhur, kali filloi tė ankohej:


- Oh unė i mjeri, ēka mė gjeti! Nuk dėgjova qė tė mbartja barrė tė
vogėl, kurse tash, ja po i mbart tė gjitha, madje edhe lėkurėn e
gomarit tė ngordhur.








Molla e Artė





Njėherė mbreti pėrhapi fjalė nė tėrė mbretėrinė: "Atij qė do tė mė thotė gėnjeshtrėn mė tė madhe do t'i jap njė mollė tė artė!"

Erdhėn plot njerėz, qė rrėfyen gėnjeshtrat, por mbreti u thoshte
atyre:"Qenkan tė gjitha tė bukura, por kush mė siguron mua qė nuk janė
tė vėrteta?"


Njė ditė te mbreti erdhi njė fshatar, i cili i tha:


- Madhėri, kthemi florinjtė e mi!


- Florinjtė? - u habit mbreti.


- Po, m'i more javėn e kaluar.


- Gėnjen, s'tė kam marrė asgjė, - bėrtiti mbreti.


- Nėse kjo qenka gėnjeshtėr, - ia priti burri, - atėherė urdhėro tė ma japin mollėn e artė!


Mbreti krenar e finok s'deshi tė dorėzohej. Bėri sikur iu kujtua:


- Ah, po, nuk gėnjen, - i tha burrit. - Mė ke dhėnė vėrtet ca florinj njė javė mė parė.


- Thashė unė? Ja, u kujtuat, Madhėri! Atėherė urdhėro tė m'i kthejnė florinjtė e mi.


E ē'ti bėnte mbreti? U detyrua t'ia jepte mollėn e artė burrit tė menēur.

_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.qmf-force.tk
Arbbri
Veteran
Veteran


Numri i postimeve: 413
Age: 12
Location: Lajthisht
Registration date: 10/09/2007

MesazhTitulli: Re: Pėrralla !   Sun Sep 23, 2007 9:56 pm


Tė jetosh me njė grua





Tė jetosh me njė grua ėshtė vėrtet e komplikuar. Vitin e parė, burri
flet dhe ajo dėgjon. Vitin e dytė, gruaja flet dhe burri dėgjon. Nga
viti i tretė e nė vazhdim flasin qė tė dy dhe dėgjojnė komshinjtė.








Dashuria nė ēift





- Dhe njė fjalė mė shumė dhe do tė kthehem nė shtėpinė e prindėrve! -,


thotė gruaja.


- Taksi! -, ja pret burri.





Si tė mbajmė njė martesė




Flemė nė dhoma tė veēanta, secili gatuan pėr hesap tė vet, secili i
bėn pushimet ku ti teket. Me pak fjalė, bėjmė tė pamundurėn pėr tė
mbajtur nė kėmbė martesėn...!





Tek doktorri




Njė burrė nga e keqja shkon tek doktorri pėr herė tė parė nė jetėn
e tij. Pasi e viziton, doktorri i thotė qė nuk duhet tė pijė duhan, tė
pijė alkol, tė hajė shumė, tė mos bėjė dashuri etj, etj.


Burri pasi e dėgjon me vėmendje i kthehet:


- More doktor, besoj se nuk ke ndėr mend qė tė vdes i shėndoshė...!

_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.qmf-force.tk
Arbbri
Veteran
Veteran


Numri i postimeve: 413
Age: 12
Location: Lajthisht
Registration date: 10/09/2007

MesazhTitulli: Re: Pėrralla !   Sun Sep 23, 2007 9:58 pm


Peshorja





Njė burrė peshohet nė njė peshore automatike nė farmaci. Peshorja,
pėrveē peshės, pėrcaktonte dhe horoskopin. Burri duke i treguar
biletėn, i thotė tė shoqes.


- Shiko, thotė qė jam energjik, simpatik, plot tė papritura, interesant, etj.


- Pa ta shoh. Ke tė drejtė. Edhe pesha ėshtė gabim...!

_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.qmf-force.tk
 

Pėrralla !

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 6Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5, 6  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
QMF-Force.tk :: Te Ndrysheme ! :: Rreth Shkolles :: Gjuhė Shqipe-
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės