Nė vjeshtė...
A tė kujtohet e mira ime
kur ti nėpėr degė mė kaloje si gjysėm Hėnė
dhe nėpėr gjethet e zverdhuara seē mė fshiheshe
atė natė, kur tė dua` tė pata thėnė!
U zverdhe nė dritė tė hėnės, porsi gjethja
qė me gishtrinjtė e bukur e shkoje nėpėr buzė...
dhe mu afrove pranė, afėr tek veshi
e mė the ngadalė: Tė dua edhe unė!
Mesnata kalojė ndėrsa ne` nė pyllin e vogėl
mbi gjethe fjetėm dhe po me to gdhimė mbuluar,
oh ē`jorgan i bukur na mbulojė atėherė
dhe mbi ē`dyshek tė butė fjetėm pėrqafuar.
Unė rrezėn e parė tė diellit e pashė nė sytė e tu
kur ti mė vėshtroje ashtu thellė` gjithė magji,
kur ti mė the; o shpirt, ma thuaj dhe njė herė
atė qė mė the mbrėmė, ma thuaj pėrseri!
Po tė dua moj e mirė, tė thashė, tė dua shumė!
sa gjithė ēkam mbi dhe, mė shumė, mė shumė!
Ndėrsa ti mė the: pra aq sa tė tėra vjeshtat gjethe kanė,
aq shumė tė dua ty edhe unė o Xhan!
U ngritėm dora dora dhe dolėm nė udhė,
ca gjethe ngjitur na rrinin` fustanit tėnd dhe mua nė kėmishė,
ndėrsa kalimtarėt shikonin dhe me vehte qeshnin;
ata e dinin se ne duheshim, e morėn vesh tė gjithė!
Kjo vjeshtė e sivjetme
Sa larg kjo vjeshtė mė ka gjetur
aq larg prej teje, por jo nga kujtimi
Ēfarė ndjen ky shpirt, oh ēfarė ndjen sė thelli
Kur kujtoj kohėn tonė, atje tek Bliri.
Ah, ajo pemė e bukur si njė mal na dukej
Kur shikimet tona aq herė na i rrėmbeu,
Sa herė nėn degė tė tijė ashtu lagur qemė strukur
Aty ku e morėm njėri tjertin nė krahė aq herė.
Rrufetė aty bashkė i pritnim tek kalonin,
Me rrebeshet e shirave tė vjeshtės endacake.
Gjethet aty i ndiqnim me sy tek pikonin,
Nė tokėn e amshuar, nė paqėn e gjithė paqėve!
Ah` sot kaq larg jam, por ėndėrra vjen atje
Qė tek bliri tė tė gjej bukuroshja ime,
Dhe nė krahė tė tė marr, tė rrėzohemi si atėhėrė
Gjer tek lumi tė bijem, mbėrthyer nė rrokullime.
Eh` kjo ėndėrr e ēmėndur qė mė zgjon aq herė
Dhe sytė mi mbėrthen tek e vjetra pikė,
Ku shpirti ndėr kujtime mbėrthyer rrin pėrherė
Me ėndrrėn gėnjeshtare tė kthimit ndonjė ditė.
Ndėrsa Trenat shtojnė shpejtėsitė kėndej nė perėndim
Duke na tretur larg, ēdo ditė mė larg akoma
E ti mė rrin atje ku ėndrrat shoh gjithnjė,
Tek Udha, tek Bliri, tek ajo Strehėz e jona!
_________________
