QMF-Force.tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortalliKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Pėrralla !

Shko poshtė 
5 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3
AutoriMesazh
Arbbri
Veteran
Veteran
Arbbri


Numri i postimeve : 413
Age : 27
Location : Kine
Registration date : 10/09/2007

Pėrralla ! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Pėrralla !   Pėrralla ! - Faqe 3 Icon_minitimeMon Jan 14, 2008 10:52 pm

Dhija e gomari



Njėherė njė njeri kishte njė dhi e njė gomar. Dhia ia kishte lakmi
gomarit pėr ushqimin me bollėk qė i jepnin dhe thoshte se ai tani
pėrpiqej duke rrotulluar gurin e mullirit e mandej duke bartur barrėn.
Prandaj e kėshilloi qė tė shtirej se ėshtė ulok dhe tė gremistet nė
ndonjė hendek, e me kėtė mėnyre t'i japin pushim. AI u besoi kėtyre
fjalėve dhe pasi u rrėxua nė lėndinė, u lėndua. I zoti thirri
veterinarin dhe iu lut pėr ndihmė. Veterinari i tha tė marrė mushkėri
dhie e t'ia japė gomarit si ilaē pėr t'u shėruar. Therre, pra, dhinė
dhe shėroje gomarin.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.qmf-force.tk
Arbbri
Veteran
Veteran
Arbbri


Numri i postimeve : 413
Age : 27
Location : Kine
Registration date : 10/09/2007

Pėrralla ! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Pėrralla !   Pėrralla ! - Faqe 3 Icon_minitimeMon Jan 14, 2008 10:53 pm


Dhia e bariu



Njė dhi ishte larguar njėherė prej vathit, dhe bariu u mundua ta kthejė
te tė tjerat. Pasi me thirrje e me fishkėllima nuk mundi tė bėjė asgjė,
mori njė gur dhe ia theu bririn. Pastaj filloi t'i lutet qė tė mos i
kallėsojė pėr kėtė zotėrisė. Dhia iu pėrgjegj:



Je me tė vėrtet mė i marri ndėr tė gjithė barinjtė; nė qoftė se unė hesht, vetė briri ka pėr t'i treguar.



Keshtu janė krejt tė marrė edha ata qė suan ta fshehin atė qė duket fare qartė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.qmf-force.tk
Arbbri
Veteran
Veteran
Arbbri


Numri i postimeve : 413
Age : 27
Location : Kine
Registration date : 10/09/2007

Pėrralla ! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Pėrralla !   Pėrralla ! - Faqe 3 Icon_minitimeMon Jan 14, 2008 10:53 pm

Djali gjahtar



Njė djalosh kishte dalė pėr gjah ne malet e Shqipėrisė. Njė shqiponjė
fluturoi sipėr tij, dhe u ndal nė majė tė njė shkrepi. Shqipja ishte
jėshtzakonisht e madhe dhe mbante nė kthetrat e saj njė gjarpėr.


Mbas pak shqipja fluturoi prej shkrepit ku kishte ēerdhen. Djaloshi u
ngjit atėherė nė majė te shkrepit, dhe gjeti nė ēerdhe zogun e
shqiponjės qe po luente me gjarprin e mbytur. Por gjarpri nuk ishte
vėrtetė i mbytur. Befas ai lėvizi, ngrejti kryet, nxori thimthin dhe
bani me pickue zogun. N'atė ēas djaloshi nxori harkun, dhe vrau me
shigjetė gjarprin. Mandej ai mori zogun e shqiponjės dhe u nis kah
shpia e vet. Befas ai ndigjoi mbi krye zhurmėn e krahėvet te
shqiponjės.
"Pse ma grabite foshnjen?" thirri shqipja.



"Foshnja ėshtė imja, sepse unė e shpėtova nga gjarpri qė ti nuk e kishe mbytur" u pėrgjegj djaloshi.



"Ma jep foshnjen time, dhe unė tė jap si shpėrblim mprehtėsinė e syvet
tė mi dhe fuqinė e krahėvet tė mi. Ti do tė jeshė i pamposhtur dhe do
tė quhesh me emnin tim!"



I riu i dha shqiponjės zogun e vet. Kur u rrit zogu, ai i sillej
mbi krye djaloshit, qė tash ishte bėrė burrė. Me harkun e vet ai mbyti
shumė bisha tė pyllit, dhe me shpatėn e vet preu shumė anmiq tė vendit.
Ndėr tė gjitha kėto vepra shqipja i printe dhe e drejtonte.



I ēuditur nga kėto punė, populli e zgjodhi mbret gjahtarin trim. Ai
(populli) e quajti Shqiptar, qė do me thanė "Bir i shqiponjės", dhe
mbretėria e tij mori emnin Shqipėri, qė do me thanė "Vend
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.qmf-force.tk
Arbbri
Veteran
Veteran
Arbbri


Numri i postimeve : 413
Age : 27
Location : Kine
Registration date : 10/09/2007

Pėrralla ! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Pėrralla !   Pėrralla ! - Faqe 3 Icon_minitimeMon Jan 14, 2008 10:59 pm

“Zonja dhe zotėrinj, e kapėm”: kėto ishin fjalėt e shqiptuara me njė
gėzim tė madh dhe pa fshehur ndjenjėn e triumfit nga Pol Bremer, i
dėrguari special i SHBA nė Irak.

Kjo ka ndodhur pikėrisht pak
kohė pėrpara se SHBA tė humbiste ushtarin e 500 qė prej ditės kur
presidenti Bush ka deklaruar pėrfundimin e luftimeve nė Irak dhe
“pėrmbushjen e misionit”.

Sadam Husein – Asi spathi dhe luani i
Babilonisė – ėshtė kapur i fshehur nė njė vrimė nėn tokė, vetėm pak
larg nga njė prej pallateve tė tij madhėshtore. Tirani, nė fund tė
fundit ka qenė vetėm njė burrė i plakur i cili nuk ka pasur as kurajon
pėr tė luftuar pėr tė mos u kapur i gjallė – sic bėnė dy djemtė e tij
tė urryer – apo tė vriste veten, sic kishte premtuar se do tė bėnte
nėse “Satanai i Madh” do ta kapte atė.

Unė kam qenė nė Samarra,
nė njė tjetėr qoshe tė tė ashtuquajturit “Trekėndėshi Suni”. “Nuk di si
ti shpjegoj emocionet,” ka thėnė pronari i njė kafeneje Ali Al-Alaėi,
me njė buzėqeshje. “Pėrse nuk ka vrarė veten si Hitleri, apo tė vdiste
duke luftuar? Gjithė kėto vjet kemi menduar se ai ishte njė njeri i
keq, por ama burrė. Tani ai nuk ėshtė mė as burrė. Tani, disa njerėz
protestojnė qė ai ėshtė arrestuar, tė tjerėt janė tė lumtur, dhe
vrasjet nė zonėn time janė shtuar mė tepėr se kurrė”.

Pamja e
njė vrasėsi nė masė i cili ėshtė shndėrruar nga njė njeri i
plotfuqishėm nė njė hic ėshtė njė skenė e cila nuk ka kaluar pa u vėnė
re nga ata tė cilėt merren me rindėrtimin e Bosnjes, pavarėsisht nėse
janė ndėr milionat e njerėzve tė popullsisė civile tė cilėt i kanė ende
tė freskėta pasojat e luftės, apo ashtu si mua, kanė qenė vizitorė tė
kėtij vendi tė ndryshuar pėrgjithnjė nga lufta dhe masakrat. “Njė
pėrzierje e vėrtetė emocionesh,” sic tha edhe Al-Alaėi.

“Zonja
dhe zotėrinj, e kapėm”: Mendoj se do tė jetė Paddy Ashdoėn ose Carla
Del Ponte qė do tė bėjnė kėtė njoftim. Mė pas do tė ngrihet pėshpėrima
dhe pyetja: cilin? Karaxhiq apo Mlladiq?

Eshtė e vėshtirė tė
thuash se cili nga kėta tė dy do tė ishte njė pamje mė e pėlqyeshme pa
imunitetin e tij megalloman, retorikėn dhe pangopjen e tij pėr gjak.

Imagjinoni
Radovan Karaxhiq (ai ka mė tepėr mundėsi tė kapet), me atė tufė flokėsh
tė pakrehur, me njė pamje dikur aq krenare tani tė rrėnuar, i cili
shoqėrohet nga njė roje. Apo Mlladiq pa atė nėnqeshje prej sadisti, me
mjekrėn e tij tė dalė tani tė mbushur me qime dhe qė ja hapin pėr ti
kontrolluar dhėmbėt; ato sy, dikur tė vdekura nga administrimi i
vdekjes, tė rikthyera nė jetė me turp.

Kėta dy njerėz janė shumė
herė mė tė rėndėsishėm pėr Bosnjen se Sllobodan Millosheviq. Drejtuesit
nė terren tė genocidit, provat ndaj tyre janė tė panumėrta. Ata nuk do
tė kenė mundėsinė ti shndėrrojnė gjyqet ndaj tyre nė emisione
televizive.

Ka ende mundėsi qė Dr. K tė ndjejė rrathėt e ftohtė
dhe tė shtrėnguar tė prangave rreth kyceve tė duarve. Por – kjo nė
ėndėrr. Sepse ka aq shumė ndryshim ndėrmjet njė vrasėsi nė masė kapja e
tė cilit ėshtė njė nevojė politike pėr njė fushatė tė ardhėshme
presidenciale nė SHBA dhe vrasėsve nė masė dhuna e tė cilėve ėshtė
ushtruar nė njė cep tė botės pėr tė cilin Uashingtoni thjesht do tė
dėshironte tė mos ekzistonte fare.

Ekziston njė ndryshim i madh
ndėrmjet njė vrasėsi nė masė nė njė vend arab ku Shtetet e Bashkuara
janė tė vendosura tė mbrojnė interesat strategjike dhe ekonomike tepėr
tė rėndėsishme pėr planet e tyre pėr tė ruajtur hegjemoninė nė tė
gjithė globin – dhe vrasėsve nė masė nė njė vend nga i cili presidenti
Bush kėrkon tė largojė edhe ushtarin e fundit amerikan sa mė shpejt tė
hetė e mundur.

Ekziston njė ndryshim i madh ndėrmjet njė vrasėsi
nė masė posterat e tė cilit pėrbėjnė njė simbol pėr ndėrhyrjen mė tė
madhe amerikane qė prej luftės nė Vietnam dhe vrasėve nė masė tė
kėrkuar nga njė gjykatė nė Hagė, tė cilėn SHBA kėrkon tė pėrfundojė sa
mė shpejt veprimtarinė e saj.

Ekziston njė ndryshim i madh
ndėrmjet njė vrasėsi nė masė tė dėrguar nė gjyq nga njė system
drejtėsie kolonial i cili mund tė kontrollohet lehtėsisht nga
amerikanėt dhe vrasėsve nė masė tė nxjerrė para drejtėsisė nga njė
sistem drejtėsie tė cilin amerikanėt janė tė vendosur ta pengojnė.

Ish rojet e kampit tė Omarska apo ekzekutorėt e Srebrenicės nuk do tė shkojnė nė Gjirin Guantanamo.

Disa
prej prokurorėve mė tė dedikuar dhe tė aftė nė sistemin e drejtėsisė
ndėrkombėtare po punojnė nė Hagė pėr rastet ndaj Karaxhiq dhe Mlladiq.
Por ata ende nuk kanė mundur tė pėrballen me tė pandehurit nė sallėn e
gjyqit.

Pėrse jo? Shumė gjėra i lidhin njerėz si Sadami,
Karaxhiqi, dhe Mlladiq, pėrvec kėnaqėsisė sė tyre pėr tė vrarė njė
numėr tė madh njerėzish. Njė prej kėtyre tė pėrbashkėtave ėshtė fakti
qė pėrpara se tė bėheshin tė kėrkuar pėr krime lufte, ata kanė gėzuar
mbėshtetjen e fuqive perėndimore tė cilat tani po i ndjekin pėr ti
nxjerrė para drejtėsisė.

Amerikanėt nuk kanė dėshirė tė kujtojnė
qė nė vitet tetėdhjetė Sadami ka qenė “njeriu i tyre” nė rajon. Vizita
e Donald Rumsfeld nė Bagdad pėr ti shtrėnguar dorėn atij – dhe pėr tė
dėgjuar ndonjė kėrkesė apo informacion qė ai kishte pėr armė kimike –
nuk ėshtė tema mė e preferuar e sekretarit tė mbrojtjes kėto kohė.

Por
ndėrsa perėndimi filloi tė armiqėsohej me Sadamin pasi ai sulmoi
Kuvaitin e pasur nė naftė, kjo nuk ka ndodhur asnjėherė me Karaxhiq dhe
Mlladiq, me tė cilėt miqėsia nė fillim ka qenė edhe mė e afėrt.

Pėr
tre vjet me rradhė, fuqitė e mėdha e kanė marrė me tė mirė Karaxhiqin,
duke mbėshtetur nė kėtė mėnyrė idenė e kėtij tirani pėr tu bėrė njė
burrė shteti.

Pėr tre vjet, psikiatri i dėshtuar nga Mali i Zi i
cili tani kėrkohet pėr genocid, ėshtė pritur me nderime nė Paris,
Gjenevė e Londėr, ndėrsa perėndimi pėrpiqej tė qetėsonte Palen dhe
Beogradin me anė tė “planeve tė shumta pėr paqe”.

Kushedi sa do
tė ketė qeshur me vete Karaxhiq kur lordėt Kerrington dhe Ouen, Sairus
Vens dhe tė tjetėr uleshin pėr darkėn e rradhės, duke shtrėnguar duart
me tė dhe duke biseduar, ndėrsa ai premtonte armėpushimin e rradhės dhe
ndėrsa ata studjonin harta dhe “zgjidhje” absurde pėr rajonin.

Njė
premtim i tillė ėshtė pranuar nga qeveria konservatore britanike nė
Londėr nė gusht 1992 vetėm disa ditė pasi njė ekip i televizionit ITN
kishte zbuluar kampe pėrqėndrimi nė Omarska dhe Trnopolje.

Karaxhiq
vizitonte Londrėn pėr tė dytėn herė Brenda njė muaji, duke u takuar dhe
duke bėrė premtime tė tjera, pėr ty kthyer mė pas nė Bosnje ku ka
vazhduar gjakderdhjen edhe pėr tre vjet tė tjera, deri nė kulmin e saj
nė Srebrenica.

Ajo masakėr ėshtė kryer me urdhėr dhe nė prezencė
tė gjeneralit serb tė Bosnjes tė cilit njė gjeneral amerikan, i cili
tani kandidon pėr president, i ka dhuruar pistoletėn e tij nė shenjė
respekti.

Por Ueslei Klark nuk ka qenė i vetmi. Ata tė gjithė e
kanė parė Mlladiq si njė officer dhe si tė barabartė. Ashtu si
gjenerali britanik Maikell Rouz, dhe ai francez Zhanvier, tė cilėt janė
shtruar duke ngrėnė mish qingji tė pjekur me kėtė kasap dhe kanė dhėnė
urdhėr pėr ndalimin e sulmeve ajrore tė cilat mund tė kishin shpėtuar
Srebrenicėn.

E kam pyetur gjeneralin Zhanvier pas masakrės se
cfarė njeriu ishte Mlladiq. “Ai ėshtė njė ushtar i cili bėn atė qė
mendon se ėshtė e drejtė, lufton pėr popullin e tij,” ka qenė pėrgjigja
e tij.

Edhe pasuesi i Rouz, gjeneral Rupert Smith, i cili ka
pasur njė qėndrim mė pak tolerant ndaj kėtyre njerėzve, ka qenė nė njė
tavolinė me Mlladiq dhe kryetarin e bashkisė sė Srebrenicės vetėm disa
ditė pėrpara masakrės. Ky i fundit nuk ėshtė parė mė pas masakrės.

Pra tė pėrkėdhelurit e djeshė, sot janė kriminelė lufte.

Sadami
i ka kryer krimet mė tė rėnda nė fund tė viteve tetėdhjetė kundėr
kurdėve ndėrsa ai ka qenė njė prej tė pėrkėdhelurve tė Amerikės dhe
kundėr shiitėve nė vitin 1991, tė cilėt u nxitėn nga amerikanėt pėr tė
ngritur krye por u tradhėtuan.

Amerikanėt dėshironin qė Sadami
tė largohej nga Kuvaiti por jo nga pushteti. “Amerikanėt hoqėn njė
tullė nė mur, dhe panė se muri mund tė rrėzohej. Kėshtu ata e
rivendosėn pėrsėri atė tullė,” mė ka thėnė njė diplomat Italian nė atė
kohė nė Irak.

Unė kam ndjekur valėn e shkatėrrimeve nė jug tė
Bagdadit qė ka pasuar vendimin e amerikanėve. Sipas njoftimeve rreth
300,000 shiitė janė vrarė. Majin e kaluar, pas mė tepėr se 12 vjetėsh,
kam parė skeletet e tyre me duar tė lidhura tė cilat nxirreshin nga
varre masive (oshėtima e Srebrenicės ėshtė tepėr e fortė) – nėn
vėzhgimin e ushtarakėve amerikanė tė cilėt i kishin lėnė nė harresė nė
vitin 1991.

Karaxhiq dhe Mlladiq gjithashtu i kanė kryer krimet
e tyre mė tė rėnda gjatė kohės kur ata trajtoheshin si lojtarė tė
rėndėsishėm politik dhe ushtarė profesionist.

Nė terren kjo gjė
dukej e pabesueshme. Fillimisht masakrat pėrgjatė lumit Drina, dhe
deportimet nė masė dhe njė stuhi dhune pėrgjatė veri perėndimit. Mė
pas, kampet e pėrqėndrimit, pėrdhunimet nė masė, bombardimet e
pandėrprera tė qyteteve dhe fshatrave tė mbushur me fėmijė, gra dhe
pleq tė fshehur nėpėr bodrume dhe rrethimi i njė kryeqyteti europian i
shndėrruar nė njė torturė; popullsitė e “zonave tė sigurta” janė lėnė
nė duar tė xhelatėve pa asnjė mbrojtje.

Dhe tė gjitha kėto,
ndėrsa Karaxhiq dhe Mlladiq bisedonin me politikanė dhe diplomatė, tė
gjithė po aq tė pafuqishėm sa edhe ushtarėt lodra tė “forcės mbrojtėse”
tė dėrguar pėr tė ruajtur njė paqe tė shkatėrruar. Cdo mundėsi ėshtė
pėrdorur pėr tė mbrojtur Karaxhiq dhe Mlladiq nė vend tė viktimave tė
tyre, duke sabotuar forcat e qėndresės.

Pėrvec embargos sė
armėve tė vendosur ndaj asaj qėndrese, ka pasur edhe pėrpjekje pafund
pėr tė mbuluar dicka qė dukej tepėr qartė; pornografia politike e
mbėshtetur nga “shėrbimet sekrete”, tė cilat thoshin se ishin
boshnjakėt dhe jo Mlladiq e Karaxhiq, tė cilėt po kryenin masakra nė
kryeqytetin e Bosnjes me qėllime propagandistike.

Gėnjeshtra tė
ulta, nė njė kohė kur e vėrteta ishte aq e thjeshtė. Cfarė duhet tė
ndodhte qė perėndimi tė kuptonte se cilėt ishin kriminelėt e vėrtetė?

Pėrgjigja
ishte Srebrenica, por vetėm herėn e dytė. Pas kėsaj ngjarjeje u
ndėrmorrėn disa sulme ajrore, dhe pati njė marrėveshje ndėrmjet
Millosheviq dhe Ricard Holbruk e cila ka ndaluar ofensivėn e
boshnjakėve pėr tė cliruar territoret nga tė cilat ata ishin “spastruar
etnikisht”, dhe qė mė vonė u pasua nga njė marrėveshje e cila nė fakt i
dha Karaxhiq dhe Mlladiq pjesėn mė tė madhe tė atyre qė kishin kėrkuar.

Disa
njerėz nuk shikojnė asgjė tė keqe nė mungesėn e ndėrhyrjes nė Bosnje
(apo Ruanda) dhe pushtimit tė Irakut, dhe ndėrmjet nevojės pėr tė
arrestuar Karaxhiq e Mlladiq dhe asaj pėr tė ndaluar Sadamin. Ata
harrojnė faktin qė ndaj Karaxhiq dhe Mlladiq nuk ėshtė bėrė asnjė
ndėrhyrje, por ndaj Sadamit u ndėrhy. Qė Karaxhiq dhe Mlladiq janė
lejuar qė pėr vite me rradhė ti shpėtojnė arrestimit, ndėrsa Sadami u
kap brenda pak muajsh.

Ndėrhyrjet nė Bosnje dhe Ruanda do tė
kishin ndoshur pikėrisht nė momentin e duhur kur genocidet po
zhvilloheshin. Nėse do tė ndėrhyhej njė ditė tė hėnė, tė martėn nuk do
tė kishte mė masakra. Nė Irak, krimet mė tė rėnda janė kryer shumė kohė
mė parė. Ato janė kryer ndaj kurdėve, kur Iraku ishte aleati i
Amerikės, dhe pasi Amerika nuk pranoi tė shkonte deri nė Bagdad nė
vitin 1991.

Nė Irak, regjimi i terrorit qėndroi nė kėmbė, por
genocidi ishte pakėsuar. Regjimi dobėsohej cdo ditė, dhe Iraku mund tė
kishte mbetur pjesė e Arabisė nė vend qė tė shndėrrohej si tani nė njė
bazė ushtarake dhe investim tregtar pėr Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.

Disa
vazhdojnė tė kėrkojnė me ngulm interesa strategjike tė ngjashme
amerikane nė ballkan por argumentat e tyre nuk tė bindin. Bosnja i
ngjan shumė mė tepėr Spanjės sė viteve tridhjetė se sa Irakut tė sotėm.
Sarajeva ka qenė Madridi i brezit tonė; dhe Srebrenica, Gernika jonė.

Bosnja
dhe Ruanda duhet tė kishin qenė vendet ku duhet ndėrhyrė nė bazė tė
idealeve politike dhe morale – dhe pėr kėtė arėsye nuk ka ndodhur njė
gjė e tillė.

Po ashtu, arrestimi dhe gjyqi i Mlladiq e Karaxhiq
ėshtė njė cėshtje e drejtėsisė dhe vetėm e drejtėsisė – dhe kjo ndihmon
tė kuptojmė se pėrse ata janė ende tė lirė.

Iraku sė bashku me
Izraelin pėrbėjnė shtyllėn e cdo plani qė grupi neo konservator i cili
mbėshtet administratėn e Bushit ka pėrgatitur dhe po zbaton gjatė 12
vjetėve tė fundit – nė fushėn gjeopolitike, teologjike, tregtare dhe
ushtarake.

Eshtė i rėndėsishėm fakti qė kjo administratė
amerikane ėshtė nė njė lėvizje tė vazhdueshme me industrinė e
energjisė, dhe se nėntoka e Irakut pėrmban rezervat mė tė mėdha tė
naftės nė planet.

Dhe nuk duhet tė harrojmė qė kjo ėshtė njė
administratė e ndėrtuar mbi njė aleancė ndėrmjet kristianizmit
evangjelik dhe sionizmit tė djathtė, dhe se njė prezencė e fuqishme e
SHBA nė zemėr tė Arabisė mund tė jetė goditja vdekjeprurėse pėr
palestinezėt, duke i lėnė dorė tė lirė Izraelit. Kjo ėshtė edhe kauza
mė e dashur pėr neo konservatorėt nė Uashington.

Nė kėtė plan tė
gjerė, vrasja e disa qindra mijėra boshnjakėve nuk ka rėndėsi. Dhe pėr
kėtė arėsye as Ashdaun dhe as del Ponte nuk kanė pasur ende kėnaqėsinė
tė njoftojnė: “Zonja dhe zotėrinj, e kapėm”.

Ed Vulliamy ėshtė
njė korrespondent i vjetėr i politikės sė jashtėme pėr gazetat The
Guardian dhe The Observer. Ai ka ndjekur nga afėr luftėrat nė Kroaci,
Bosnje dhe Irak dhe ka vituar shtatė cmime tė gazetarisė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.qmf-force.tk
Arbbri
Veteran
Veteran
Arbbri


Numri i postimeve : 413
Age : 27
Location : Kine
Registration date : 10/09/2007

Pėrralla ! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Pėrralla !   Pėrralla ! - Faqe 3 Icon_minitimeTue Jan 15, 2008 6:20 pm

Pėrralla ! - Faqe 3 Kesulkuqja

Nė njė fshat gazmor tė vendosur buzė njė pylli, jetonte njė vogėlushe e
hirshme me nėnėn e vet. Ishte shumė e bukur. Kishte njė fytyrė tė trėndafiltė
porsi njė mollė, sy tė kaltėr si qielli i pranverės dhe flokė kaēurrela e tė
verdhė si gruri i pjekur.
Pėrtej pyllit banonte gjyshja e saj, njė plakė simpatike, qė e donte
shumė tė mbesėn, sė cilės, kur mbushi shtatė vjeē, i kishte dhuruar njė mantel
fort tė bukur me njė kapuē tė kuq. Sa herė qė dilte nga shtėpia, vogėlushes
i pėlqente ta vishte atė, prandaj gjithė banorėt e fshatit ia ngjitėn emrin
Kėsulkuqja. Sapo mbaronte punėt e shtėpisė, vajza vraponte nė pyll, ku
jetonin kafshė tė vockėla, me tė cilat kishte miqėsi. Ēdo mėngjes herėt ajo i
merrte me radhė pėr tė parė nėse kishin ushqim tė mjaftueshėm, nėse putra e
ketrushit ishte shėruar dhe nėse lepurushėt kishin pushuar sė bezdisuri iriqin plak.
Pėrralla ! - Faqe 3 Kesulku1


Nė njė mėngjez pranvere, njė lepurush i bardhė arriti duke gulquar te shtėpiza e Kėsulėkuqes dhe i tha:

Mė dėrgoi gjyshja e jote. Ka zėnė krevatin, ka kollė dhe i janė mbaruar ushqimet. Duhet tė nxitosh pėr tek ajo!

Nėna pėrgatiti me kujdes njė sjportė tė vogėl plot me gjėra tė mira, nėtė cilėn vuri edhe njė shurup pėr kollėn. Kurse vogėlushja veshi mantelin e saj me kapuē tė kuq.


Pėrralla ! - Faqe 3 Kesulku2
Tė lutem, - i tha nėna, - ēoja tė gjitha kėto gjyshes dhe mos u ndalo rrugės sepse nuk do tė dėshiroja qė tė takohesh me njerėz tė kėqinj.

Vogėlushja u vu pėr rrugė e shoqėruar nga miku i saj i vogėl.


Pėrralla ! - Faqe 3 Kesulku3
Kaluan pak ēaste dhe ajo nuk ishte mė e vetėm. Njė drenush i vogėl doli shpejt nga pylli dhe eci pėrkrah saj. Edhe ketrushi nuk deshi tė mbetej pas, ai doli nga strofka dhe filloi ta ndiqte me kėrcime tė vogla. Shoqėrinė e vogėlushes e plotėsuan edhe zogjėt, qė njėri pas tjetrit uleshin mbi shportėn e Kėsulėkuqes, duke ēukitur ndonjė thėrrimė nga ėmbėlsira, qė nėna kishte bėrė pėr gjyshen. Pas njė ore rrugė Kėsulėkuqja u tha;
-Tani kthehuni nėpėr shtėpitė tuaja pa bėrė naze, sepse nėnat mund tė jenė shqetsuar.

Prisheqefas e disi buzėvarur kafshėt e vogla morėn rrugėn e kthimit por mė parė e kėshilluan;
-Ki kujdes Kėsulėkuqe, sepse ujku i keq andej nga mbrėmja del nėpėr pyll dhe, po takoi fėmijė, i hanė pėrnjėherė. Ec shpejt e mos u ndalo!

-Mos keni merak!...Do tė kem kujdes! - tha vajza dhe vazhdoi tė ecte vetėm e me hap tė shpejtė.
Pėrralla ! - Faqe 3 Kesulku4

Por nė pyll kishte shumė luleshtrydhe tė vogla e tė kuqe me aromė tė mirė dhe Kėsulėkuqja mendoi: "Luleshtrydhet e pėlqejnė edhe gjyshes! tani do tė mbledhė ca shpejt e shpejt e di t'ia ēoj...kam pėr tė humbur vetėm gjusėm minute." Por, luleshtrydhe nė kėtė anė e kėputė njė nė anėn tjetėr, kaloi kohė dhe vogėlushja s'po kujtohej.
Pėrralla ! - Faqe 3 Kesulku5

Papritur dėgjoi njė kėrkėllimė tė lehtė qė vinte nga njė grumbull shkurresh. Ngriti kokėn, shikoi andej dhe
pa dy sy tė mėdhenjė.
Kėsulėkuqja u rrėnqeth dhe filloi tė dridhej edhe mė shumė kur e kuptoi se ata sy tė kėqinj ishin sytė e ujkut!
Pėrralla ! - Faqe 3 Kesulku6

Ujku doli nga vendi ku ishte fshehur dhe, duke u pėrpjekur ta hollonte e ta ėmbėlsonte zėrin, i tha;
-Ku po shkon nė kėtė orė, vogėlushe e bukur?

-Po shkoj te gjyshja ime e sėmurė pėr t'i ēuar mjaltė, njė ėmbėlsirė dhe gjithė ato luleshtrydhe. - u pėrgjigj Kėsulėkuqja.
-E ku banon gjyshja jote? - pyeti prap ujku.
-Pėrtej pyellit. - tha vajza e padjallėzuar.
Ujku dinak i uroi shėrim tė shpejtė pėr gjyshen dhe, pasi e pėrshėndeti Kėsulėkuqen, me katėr kėrcime tė shpejta u zhduk nėpėr gjethnajėn e pyellit. E habitur vogėlushja morri rrugėn pėrsėri, ndėrkohė qė ujku, duke vrapuar si era, kishte arritur nė afėrsi tė shtėpisė sė gjyshes.
Pėrralla ! - Faqe 3 Kesulku7

Qė tė mund tė hynte mbrenda pa e njohur kush, ujku mblodhi njė tufė tė madhe lulesh dhe u fsheh pas tyre, me shpresėn se do tė dukej si Kėsulėkuqja dhe se do tė bėnte ēmos qė gjyshja ta kuptonte sa mė vonė tė ish e mundur se kishte pėrballė saj ujkun. Iu afrua shtėpisė me hapa hajduti dhe trokiti tri herė nė portė.
-Kush ėshtė? - pyeti nga mbrenda njė zė i hollė.

Ujku plak u pėrpoq t'i pėrgjigjej me njė zė si fėmijė:
-Jam Kėsulėkuqja. Kam ardhur tė tė sjellė ca ushqim dhe ilaēet.

-Tėrhiqe spangon e shulit dhe dera do tė hapet. - u pėrgjigj gjyshja.
Ujku i prapė kėtė priste dhe hyri.
-Afrohu, vogėlushe! Hajde e mė jep njė tė puthur! - tha gjyshja, e cila nuk e dinte rrezikun qė po i kanosej.

Ujku nuk priti ta lusnin mė. Ai bėri njė goxha kėrcim dhe e kullufiti menjėherė gjyshen e shkretė.
Pėrralla ! - Faqe 3 Kesulku8

Pasi e kishte shijuar mirė e mirė ate qė hėngri, filloi tė rrėmonte nė dollap. Gjeti njė kėmishė nate dhe njė shkufe e u sajua me to. Pastaj u shikua me kujdes nė pasqyrė pėr t'u bindur se midis tij dhe gjyshes nuk kishte asnjė ndryshim. U afrua te porta, e mbylli duke i dhėnė njė tė shtyrė me putėr, pastaj shkoi e u shtri nė krevatin e gjyshes, duke pritur Kėsulėkuqen, qė nuk vonoi tė vinte.
Pėrralla ! - Faqe 3 Kesulku9

Pas pak minutash, nė portė u dėgjuan tri trokitje tė lehta.
-Kush ėshtė? - pyeti ujku, duke u pėrpjekur tė shkėrbente zėrin e gjyshes.

-Jam unė, Kėsulėkuqja, gjyshe! - tha vajza.

Ujku u mbulua mirė me batanije, priti ca, pastaj bėrtiti:
-Tėrhiqe shulin dhe porta do tė hapet!

Kėsulėkuqja tėrhoqi shulin dhe porta u hap. Vuri shportėn mbi tavolinė e iu afrua ghyshes.
-Si ndjehesh, gjyshe? - e pyeti.

Ndėrkohė, ujku filloi tė bėnte ca lėvizje tė ngathėta, duke zbuluar pa dashur putrat e tijė.
Pėrralla ! - Faqe 3 Kesulk10

Ujku, qė mė nė fund ishte i ngopur, ra pėrsėri nė krevat i kėnaqur dhe fjeti. Kishte humbur nė njė gjumė kaq tė thellė sa qė, kur gėrrhiste, tundej e gjithė shtėpia sikur po binte tėrmet. Nė kėtė kohė kaloi atypari me pushkėn kraheqafė gjuetari Ubaldo, njė i njohur i ghyshes. Kur dėgjoi kėtė zhurmė, u afrua me vrap te shtėpia dhe mendoi: "Ē'farė mund t'i ketė ndodhur plakės sė mirė? "
Ē'ėshtė e vėrteta, Ubaldoja nuk ishte ndonjė gjahtar i guximshėm dhe gjatė jetės kishte vrarė vetėm ca miza mbi hundėn e vet.
-Nė vend qė tė hynte nga dera, babaxhani shikoi me kujdes nga njė dritare gjysėm e mbyllur, qė binte nė dhomėn e gjyshes. Nė krevatin e saj pa ujkun tė shtrirė qetėsisht, qė po flinte pėr shtatė palė qejfe.
-Atėherė Ubaldoja mbushi armėn, e futi tytėn e saj te dritarja dhe mori ēastin e fundit. Papritur, ai goditi shkarazi stomakun e ujkut, qė plasi si njė tullumbace.
-Nė kėtė pshtjellim, Ubaldoja u turr me vrap nė shtėpi. Para syve tė tijė u shfaqen Kėsulėkuqja dhe gjyshja shėndoshė e mirė pranė lėkurės sė ujkut, qė tashmė kishte ngelur top nė vend.
-Ato tė ngratat e falenderuan me gjithė zemėr Ubaldon, duke e puthur e pėrqafuar disa herė. Gjuetarit tė ndrojtur i vinte turp nga kjo dashuri e mashe qė po tregonin pėr tė, por ama kuptohej se i pėlqente qė, krejt papritur, po e vėshtronin si hero.
Nbsp Nė pyll, kur e morren vesh qė Kėsulėkuqja dhe gjyshja e saj kishin shpėtuar, ndėrsa ujku i egėr nuk do tė mund t'i bėnte mė dėm askujt, tė gjithė u gėzuan pa masė. Edhe nėna e fali Kėsulėkuqen. Kjo premtoi se, nė tė ardhmen, do tė tregohej mė e mėnēur dhe nuk do tė ndalej mė pėr tė biseduar nė rrugė me tė panjohur, sepse ujq ka gjithandej dhe sepse mė tė rrezikshmit janė ata qė shtiren sikur janė tė mirė e tė sjellshėm.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.qmf-force.tk
Sponsored content





Pėrralla ! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Pėrralla !   Pėrralla ! - Faqe 3 Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Pėrralla !
Mbrapsht nė krye 
Faqja 3 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
QMF-Force.tk :: Te Ndrysheme ! :: Rreth Shkolles :: Gjuhė Shqipe-
Kėrce tek: