ForumPortalliPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Letėrsia e Pavarėsisė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Veddat
Super Moderator
Super Moderator


Numri i postimeve : 901
Age : 24
Location : N'PC
Registration date : 28/12/2007

MesazhTitulli: Letėrsia e Pavarėsisė   Tue Jan 08, 2008 12:51 am

Letėrsia e Pavarėsisė

Hyrje:
Nė vėshtrimin e shndėrrimeve letrare kapėrcyelli i shekullit tė 20 ėshtė njė kohė veēanėrisht e shėnueshme. Mė 1900 vdes Naim Frashėri. Po nė kėtė vit Fishta boton shkrimet e para, kurse vetėm njė vit mė parė lind Lasgush Poradeci, poeti mė i madh modern shqiptar. Pra, me mbarimin e shek. XIX pėrmbyllet letėrsia e Naimit dhe njė periudhė e letėrsisė shqiptare. Kėtu ėshtė njė prerje ndėrmjet letėrsisė sė Naimit (romantike) dhe letėrsisė qė nis me brezin e 1900-shit, ku hyjnė Konica, Fishta, Ēajupi, Asdreni, Noli e M. Frashėri me njė letėrsi joromantike. Tė parėn e karakterizon ideja kombėtare, kurse tė dytėn ideja shoqėrore apo ideja njerėzore. Kjo e dyta ėshtė periudha e letėrsisė sė pavarėsisė qė do tė zotėrojė ngadalė katėr dhjetėvjeēarėt e parė tė shekullit XX.
<BLOCKQUOTE>Nė vėshtrimin kulturor-historik e nė vėshtrimin strukturor, letėrsia e pavarėsisė nis nė fund tė shekullit tė kaluar me Konicėn, kur shfaqet njė model shkrimi kritik, i ndryshėm nga shkrimi i mėhershėm himnizues, dhe zhvillohet me poezinė e Lasgush Poradecit qė kėrkon forma tė reja, gjuhė tė re poetike dhe efektin estetik tė letėrsisė, qė ndėrton nė thellėsinė e vet identitetin e botės shpirtėrore shqiptare.
Letėrsia e Pavarėsisė shqiptare ėshtė njė periudhė letrare qė vjen pas periudhės sė Rilindjes qė kurorėzohet me letėrsinė e Naim Frashėrit. Kjo periudhė letrare shkallė-shkallė ngre dallimet me letėrsinė pararendėse dhe forcon karakteristikat e veta ideore e strukturore.
Pėrurues dhe nismėtar i kėsaj periudhe ėshtė Faik Konica me Albaninė e tij (1897-1909), ku boton autorėt e 1900-ės, madje dhe komenton kėtė letėrsi tė re nė revistėn e tij. Kėshtu, Konica bėhet edhe teoriku e kritiku i parė dhe i pakontestueshėm i kėsaj letėrsie. Nė njė artikull tė vitit 1906, "Kohėtore e letrave shqipe", si dhe nė interpretimet e veprave tė Ēajupit, Asdrenit, Nolit e Gurakuqit, Konica vėren se letėrsia e re lirohet nga zotėrimi i ideologjisė kombėtare tė romantizmit. Kjo letėrsi artikulon dallimin ndėrmjet veprimit atdhetar dhe krijimit letrar estetik. Prandaj Letėrsia e Pavarėsisė, qė nė nismė, shqipton kėrkesėn e krijimit tė letėrsisė si vlerė mė vete, pa marrė parasysh qėllimin. Nė anėn tjetėr, edhe qėllimi fillon tė pretendohet qė tė arrijė nėpėrmjet frymės kritike e jo frymės himnizuese, si dhe brendapėrbrenda shoqėrisė shqiptare dhe shpirtit tė kombit.
E shfaqur qoftė si trashėgimi e simbolizmit (Asdreni, Lasgushi), qoftė si realizėm me frymė kritike (Ēajupi, Noli) qoftė nė trajtė neoklasiciste (Fishta, Mjeda, Haxhiademi) apo nė trajta tė papara tė modernizmit nė prozė (Koliqi, Migjeni, Kuteli), Letėrsia e Pavarėsisė shqiptare, qė zotėron gjysmėn e parė tė shekullit XX ka dy karakteristika themelore:
Krijimin e trajtave e tė strukturave tė reja letrare
Krijimin e vetėdijes (ndėrgjegjes) letrare qė letėrsia ėshtė krijim i veēantė estetik pa marrė parasysh qėllimet. Kjo dėshmohet me veprat letrare dhe me interpretimin e tyre letrar.



VeddaT

</BLOCKQUOTE>

_________________
exTrem'
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.qmf-force.tk
Veddat
Super Moderator
Super Moderator


Numri i postimeve : 901
Age : 24
Location : N'PC
Registration date : 28/12/2007

MesazhTitulli: Re: Letėrsia e Pavarėsisė   Tue Jan 08, 2008 12:52 am

Autorėt
Gjergj Fishta

Faik Konica

Fan Noli

Migjeni

Lasgush Poradeci

Haki Stėrmilli

Nonda Bulka

Mitrush Kuteli

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.qmf-force.tk
 
Letėrsia e Pavarėsisė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Letėrsia Shqiptare
» Letėrsia shqiptare
» Vlora pėrkujton 3-vjetorin e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės
» Xhafer Leci:Pas pavarėsisė sė Shqipėrisė, festa mė e madhe ėshtė pavarėsia e Kosovės
» Muharrem Sfarqa:MĖRGATA NDERON KOLOSĖT E PAVARĖSISĖ DHE LIRISĖ SĖ KOSOVĖS

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
QMF-Force.tk :: Te Ndrysheme ! :: Rreth Shkolles :: Gjuhė Shqipe-
Kėrce tek: