QMF-Force.tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortalliKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Folklor

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Veddat
Super Moderator
Super Moderator
Veddat


Numri i postimeve : 901
Age : 32
Location : N'PC
Registration date : 28/12/2007

Folklor Empty
MesazhTitulli: Folklor   Folklor Icon_minitimeThu Jan 10, 2008 2:18 am

Folklori

Hyrje:
Detyrė kryesore e folklorit dhe e folkloristikės ėshtė mbledhja dhe studimi i traditave popullore, duke nėnkuptuar pėr traditė jo vetėm besimet dhe opinionin qė ka populli i pakultivuar pėr faktet dhe dukuritė e universit, por edhe zakonet e pėrditshme, pėr ceremonitė e festave tė ndryshme, si edhe manifestimet estetike tė ēfarėdo lloji.
Kur flasim pėr zanafillėn e folklorit, duhet ta kemi tė qartė se ai nuk lind vetėm, por sė bashku me elemente tė tjera me tė cilat ėshtė i lidhur, kėshtu ai lind edhe me elemente qė i pėrkasin etnografisė (zakone, ritet e ndryshme etj.), qė i pėrkasin muzikės, valles etj.

Dhe i parė nė kėtė tėrėsi, si dukuri artistike dhe jetėsore lidhur me jetėn e njeriut primitiv, mund tė themi se folklori ėshtė i vjetėr sa vetė njeriu. Ai lindi si njė nevojė e brendshme e kėtij njeriu primitiv, nė krye, jo si dukuri artistike e pastėr, por si njė fenomen qė ishte i lidhur drejtpėrdrejt me jetėn e tij, me mbijetesėn e tij, me sigurinė pėr jetėn etj. Me njė fjalė, e thėnė ndryshe, njeriu primitiv, i pafuqishėm nė mes tė forcave tė ndryshme tė realitetit, duke e menduar botėn tė populluar nga shpirtra (faza e animizimit), nga shpirtra qė ishin nė tė mirė tė tij, qė, sė paku kėshtu i ngjante atij, e ndihmonin pėr tė kapėrcyer vėshtirėsitė qė ai haste nė jetė, qė e ruanin nga e keqja, rreziqet e jetės, e ruanin nga sėmundja, e ruanin nga thatėsira, i falnin pjellori si atij ashtu edhe tokės, por edhe shpirtra qė ishin tė ligj, qė, sė paku kėshtu i ngjante atij, kishin ngritur pusi dhe donin ta goditnin nga ēasti nė ēast, shpirtra ziliqarė e tekanjozė, qė mund t'i dėrgonin sėmundjet dhe vdekjen, mund tė bėnin qė prodhimet tė mos ishin tė mbara, qė gjahu tė mos ishte i mbarė etj. Pėr t'u dalė pėrpara kėtyre fatkeqėsive, pėr tė siguruar shėndet e pjellori si pėr vete ashtu edhe pėr natyrėn, njeriu primitiv u mundua me anė tė lutjeve dhe yshtjeve magjike, tė bėjė pėr vete shpirtrat dhe tė ruhet nga ēdo e ligė. Pikėrisht nga kėto rite primitive fetare e magjike lindin krijimet e para folklorike. Njė gjė e tillė mund tė hetohet edhe sot nė popujt primitive tė Afrikės apo tė Amerikės sė Jugut, ku riti magjik ėshtė ende i gjallė dhe kryhet me anė krijimesh tė vėrteta folklorike. Nga ana tjetėr, kjo mund tė vėrehet te mbeturinat e kėtyre riteve magjike qė kanė arritur gjer nė ditėt tona dhe qė duhen pasur parasysh kur duam tė shpjegojmė, edhe nė folklorin tonė, shumė kėngė tė vjetra qė na kanė mbetur si nga ritet e motmotit ashtu edhe nė shumė kėngė tė lidhura me ritet e dasmės etj.
Nga kėto qė thamė, kuptohet se folklori lindi nė gji tė natyrės dhe mes njerėzve qė jetonin nė gji tė natyrės, mes atyre qė punonin tokėn apo mbarėshtronin bagėtimė dhe jetonin me kėto prodhime, pra lindi e u zhvillua nė mes tė fshatarėve. Mė pas krijimet folklorike, edhe pse njeriu pėrparoi dhe shkenca bėri tė vetėn, duke lehtėsuar jetėn e punėn e njeriut, nuk u shuan, ndonėse karakteri i tyre ritual e magjik erdhi pėrherė e me tepėr duke u pakėsuar nė mos zhdukur fare. Nė kėtė fazė tė dytė, nė kohėn e qytetėrimit, krijimi folklorik ėshtė mė shumė njė vepėr artistike se sa njė veper rituale fetare. Kjo shpjegon, nga ana tjetėr, jetėgjatėsinė e folklorit, ruajtjen e tij deri nė ditėt tona, madje dhe gjallėrinė e tij nė mjaft aspekte, sidomos si mbėshtetės pėr artin e kultivuar. Dalngadalė lindėn edhe njerėz qė merreshin kryesisht me krijimin e kėtyre kėngėve popullore: tė tillė mund tė pėrmendim aedėt, rapsodėt, trubadurėt, truverėt, menestrelėt etj. dke filluar nga Homeri e duke mbaruar deri te Osiani skoces e deri te rabsodėt e kėngėtarėt tanė. Tashti folklori ėshtė njė krijim artistik qė kryen njė funksion krejt tjetėr nga ai i pari. Megjithatė shtresa e parė e folklorit (legjendat, kėngėt e riteve, pėrrallat, proverbat etj.) mbetet njė relike e fosile tė gjalla kėto krijime ruhen e kalohen ende sot e kėsaj dite nga njė brez nė tjetrin jo vetėm si vepra artistike, por edhe si elemente tė qenėsishme qė flasin pėr origjinalitetin e njė kombi, pėr identitetin kombėtar tė njė populli.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.qmf-force.tk
Veddat
Super Moderator
Super Moderator
Veddat


Numri i postimeve : 901
Age : 32
Location : N'PC
Registration date : 28/12/2007

Folklor Empty
MesazhTitulli: Re: Folklor   Folklor Icon_minitimeThu Jan 10, 2008 2:23 am

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.qmf-force.tk
 
Folklor
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
QMF-Force.tk :: Te Ndrysheme ! :: Rreth Shkolles :: Gjuhė Shqipe-
Kėrce tek: