ForumPortalliPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Gjuha Shqipe

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Veddat
Super Moderator
Super Moderator


Numri i postimeve : 901
Age : 24
Location : N'PC
Registration date : 28/12/2007

MesazhTitulli: Gjuha Shqipe   Thu Jan 10, 2008 2:26 am

Gjuha Shqipe

Hyrje:
Gjuha shqipe sot flitet nė Shqipėri dhe jashtė kufijve tė saj nė Kosovė, nė territorin ndėrmjet Shkupit, Gostivarit, Tetovės dhe Di-brės, nė Preshevė, nė Bujanovc dhe nė Medvegjė, nė Krajė, nė Ulqin me rrethina deri nė Tivar dhe nė Ēamėri. Shqipja, pra, flitet nė viset perėndimore tė Ballkanit, aty ku kryqėzohen rrugėt qė lidhin lindjen me perėndimin, pikėrisht nė atė rajon qė ka qenė djepi i qytetėrimit antik evropian.

Gjithashtu, shqipja flitet edhe nė diasporė (nė Itali, nė Greqi, nė Bullgari, nė Ukrainė), edhe nė shumė vende tė tjera tė kontinentit tonė dhe mė gjerė, nė Amerikė, nė Azi dhe nė Australi nga shqiptarė tė vendosur atje nė kohė mė tė hershme ose mė tė vonshme.
Gjuha shqipe i pėrket familjes sė gjuhėve indoevropiane. Rreth dy mijė fjalė tė shqipes janė me origjinė indoevropiane: kokė, ditė, natė, dimėr, ujė, ha, pi, jam, kam, zog, dem, elb etj. Shqipja formon njė de-gė mė vete nė familjen e gjuhėve indoevropiane. Gjuha shqipe pra nuk ka lidhje birėrie me asnjėrėn nga gjuhėt e sotme indoevropiane.
Territori shqiptar ka qenė i banuar qė nga paleolitiku i mesėm (100000 - 40000 vjet para erės sonė). Gjurmėt e para tė rėndėsishme tė qytetėrimit i pėrkasin neolitit (6000-2000 vjet para erės sonė).
Nė fillimet e kohės sė bronzit fiset ilire shfaqen nė njė territor tė gjerė qė shtrihej nga gadishulli i Istrias nė veri deri nė gjirin e Artės nė jug. Nė lindje, kufiri i tyre shtrihej afėrsisht deri te lumenjtė Vardari e Morava. Popullsia ilire eshtė formuar nga popullsi autokto-ne tė epokės sė neolitit, pas ardhjes sė popullsive indoevropiane aty nga fundi i mijėvjeēarit tė tretė para erės sonė. Pra, Ilirėt pėrbėnin njė popullsi shumė tė vjetėr tė vendosur nė perėndim tė Ballkanit. Emrat e dy fiseve ilire, Pajonėve dhe Thesprotėve, i gjejmė tek "Iliada" dhe "Odiseja" e Homerit.
Kjo popullsi del me ketė emėr nė shekullin e pestė para erės sonė. Nė rrethinat e Durrachium-it (Durrėsi i sotėm) u formua nyja e Shtetit tė parė Ilir. Gjuha e kėsaj popullsie ishte ilirishtja.
Shqiptarėt janė pasardhės tė ilirėve dhe gjuha shqipe pasardhėse e ilirishtes.
Nga kjo gjuhė nuk kanė mbetur veēse pak fjalė tė cilat mund tė shpjegohen me gjuhėn shqipe dhe konkretisht sika = thika, peli = pleq, aspetos = i shpejtė. Edhe disa emra gjeografikė dhe emra perso-nash ilirė mund tė shpjegohen me fjalė tė shqipes. Kėshtu p.sh. Dardania ėshtė shpjeguar me shqipen dardhė, Dalmatia me shqipen del me, dele, Ulkin me shqipen ulk, ujk, Dimalum me shqipen di mal dy male, Bardhul me shqipen i bardhė, Daz me shqipen dash..
Nė vitin 168 para erės sonė, Iliria u pushtua nga romakėt. Filloi kėshtu njė periudhė pushtimi qė zgjati pėr mė shumė se pesė shekuj.
Nė shekullin e VII Shqipėria u pushtua nga sllavėt, kurse nė shekullin XV nga turqit otomanė. Pushtimi otoman vazhdoi pesė shekuj deri mė 28 nėntor 1912.
Nė Mesjetė, popullsia e territoreve tė populluara nga fiset ilire, quhej Albanoi dhe vendi Albanon, prej nga ka dalė forma popullore Arbėnesh ose Arbėresh.
Emrat e sotėm Shqipėri, shqiptar, shqip janė shfaqur nė shekullin XVII.
Gjatė kėsaj periudhe tė gjatė pushtimi, gjuha dhe kultura shqiptare kanė qenė nėn ndikimin e gjuhės e tė kulturės latine, greko-bizantine, sllave e turke. Gjenden nė shqipe fjalė me origjinė nga greqishtja e vjetėr, latinishtja, greqishtja bizantine, sllavishtja, turqishtja etj.
Nga greqishtja e vjetėr kanė hyrė fjalė tė tilla si: drapėr, lakėr, qer-shi, shpellė; nga latinishtja: arė, kalė, mbret, furkė, ungj,- nga greqi-shtja bizantine: fis, ikonė, kollogjer, manastir; nga sllavishtja: gjobė, lopatė, pushkė, opingė, rob, si edhe toponime: Berat (bel+grad), Dropull (Drino+polje), Konispol (kon+polje), Velipojė (veliko+polje), Zadrimė (za+Drin), Zagori (za+gor); nga turqishtja: tepsi, pazar, cohė, bahēe, oxhak, sobė, jastėk, ilaē etj.
Ėshtė e vėrtetė qė shqipja ka pėsuar ndikime nga gjuhėt e huaja, sidomos nė leksik, po ėshtė po kaq e vėrtetė qė ajo ka shfaqur aftėsi pėr t'i asimiluar dhe ndryshuar sipas modelit tė vet huazimet, duke treguar forcėn dhe gjallėrinė e saj. Kėshtu fjalėt e greqishtes sė vjetėr drapanon, kerasia, spileon nė shqip dalin drapėr, qershi, shpellė,- nė latinisht arvum, vicinium, impertorem nė shqip arė, fqinj, mbret,- nė sllavisht glob, opanak, ravnica nė shqip gjobė, opingė, rrafshė.
Gjithsesi gjatė periudhės qė vendi ynė, kultura jonė, gjuha jonė ishin nėn influencėn e kulturės e tė gjuhės latine, greko-bizantine, sllave e turke, gjuha shqipe ka ruajtur origjinalitetin e saj si gjuhė indoevropiane me strukturė fonetike, gramatikore e leksikore tė veēantė.
Nė historinė e Shqipėrisė dhe tė shqiptarėve Rilindaj shqiptare (XIX-XX) zė njė vend tė veēantė. Gjatė kėsaj periudhe, problemet e gjuhės u bėnė pjesė pėrbėrėse e programit tė Rilindjes shqiptare, e cila, me alfabetin e Shoqėrisė sė Stambollit (1878) hodhi bazat pėr zgjidhjen e problemit tė alfabetit tė gjuhės shqipe, i cili pėrfundimisht u zgjidh nė Kongresin e Manastirit mė 1908. Nė bazė tė alfabetit tė gjuhės shqipe ėshtė alfabeti latin.
Dokumentet e para tė shkruara tė shqipes i pėrkasin shekullit XIV. Libri i parė i shkruar ėshtė "Meshari" i Gjon Buzukut qė i pėrket gjysmės sė dytė tė shek. XVI (1555). Ka mundėsi qė tradita e shkrimit tė shqipes tė ketė qenė mė e vjetėr. Shqipja ėshtė shkruar nė dy dialekte kryesore, nė gegėrisht dhe nė toskėrisht. Vepra e parė toskėrisht ėshtė "E mbėsuame e krishterė", shkuar nga Lukė Matrėnga dhe botuar nė Romė mė 1592. Shqipja ka vazhduar tė shkruhet nė dy dialekte deri mė 1972, kur toskėrishtja letrare u shpall gjuhė letrare kombėtare ose gjuhė letrare e njėsuar.

_________________
exTrem'
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.qmf-force.tk
Veddat
Super Moderator
Super Moderator


Numri i postimeve : 901
Age : 24
Location : N'PC
Registration date : 28/12/2007

MesazhTitulli: Re: Gjuha Shqipe   Thu Jan 10, 2008 2:27 am

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.qmf-force.tk
hotey
Antar i Besueshem
Antar i Besueshem


Numri i postimeve : 211
Age : 22
Location : Shp1
Registration date : 29/12/2007

MesazhTitulli: Re: Gjuha Shqipe   Thu Jan 10, 2008 2:55 am

Spasmi nevoj me ble LIber mo hehehe
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.hati-tba.piczo.com
Veddat
Super Moderator
Super Moderator


Numri i postimeve : 901
Age : 24
Location : N'PC
Registration date : 28/12/2007

MesazhTitulli: Re: Gjuha Shqipe   Thu Jan 10, 2008 10:47 am

hehehhe per qeta jemi ktu me i lehtsu sennet...!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.qmf-force.tk
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Gjuha Shqipe   Today at 3:23 am

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Gjuha Shqipe
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Agron Duro: Fjalėt e huaja dhe gjuha shqipe
» Shqipja - gjuha qė lindi gjuhėt indo-europiane?
» Kolegji amerikan Monroe i New Yorkut gumezhiti nga gjuha shqipe
» Kadare: Pesė shekuj tė sundimit osman u flijua vetėm gjuha shqipe! 500 vjet ndėshkim ndaj Skėnderbeut, urrejtja vazhdon...
» Rozi Theohari: Rihapet Shkolla Shqipe e Lynn-it, Mass

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
QMF-Force.tk :: Te Ndrysheme ! :: Rreth Shkolles :: Gjuhė Shqipe-
Kėrce tek: