QMF-Force.tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortalliKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Ketu mund te postoni gjithqka rreth Gjuhes Shqipe

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
Xoni_King
Hero Antar
Hero Antar
Xoni_King


Numri i postimeve : 268
Age : 30
Location : Kastriot
Registration date : 18/08/2007

Ketu mund te postoni gjithqka rreth Gjuhes Shqipe Empty
MesazhTitulli: Ketu mund te postoni gjithqka rreth Gjuhes Shqipe   Ketu mund te postoni gjithqka rreth Gjuhes Shqipe Icon_minitimeSat Jan 12, 2008 1:42 am

Ghuha Shqipe :

Gjuha shqipe bėn pjesė nė familjen e gjuhėve indoevropiane, ku futen gjuhėt indoiranike, greqishtja, gjuhėt romane, gjuhėt sllave, gjuhėt gjermane, etj. Ajo formon njė degė tė veēantė nė kėtė familje gjuhėsore dhe nuk ka ndonjė lidhje prejardhjeje me asnjerėn prej gjuhėve tė sotme indoevropiane. Karakteri indoevropian i shqipes, pėrkatėsia e saj nė familjen gjehėsore indoevropiane, u arrit tė pėrcaktohej e tė vėrtetohej qė nga mesi i shekullit XIX, nė sajė tė studimeve tė gjuhėsisė historike krahasuese.
Ishte sidomos merita e njerit prej themeluesve kryesorė tė kėtij drejtimi gjuhėsor, dijetarit tė njohur gjerman Franz Bopp, qė vėrtetoi me metoda shkencore pėrkatėsinė e gjuhės shqipe nė familjen gjuhėsore indoevropiane. F Bopp i kushtoi kėtij problemi njė vepėr tė veēantė me titull “Ueber das Albanesische in scinen verwandtschaftlichen Bezichungen”, botuar nė vitin 1854.
Nė ndarjen e gjuhėve indoevropiane nė dy grupe: nė gjuhė lindore ose satem dhe nė gjujė perėndimore ose kontum, shqipja shkon me gjuhėt lindore (satem), bashkė me gjuhėt indoiranike, gjuhėt balto-sllave dhe armenishten.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Xoni_King
Hero Antar
Hero Antar
Xoni_King


Numri i postimeve : 268
Age : 30
Location : Kastriot
Registration date : 18/08/2007

Ketu mund te postoni gjithqka rreth Gjuhes Shqipe Empty
MesazhTitulli: Re: Ketu mund te postoni gjithqka rreth Gjuhes Shqipe   Ketu mund te postoni gjithqka rreth Gjuhes Shqipe Icon_minitimeSat Jan 12, 2008 1:44 am

Origjina e Gj.Shqipe :
Problemi i origjnės sė gjuhės shqipe ėshtė njė nga problemet shumė tė debatuara tė shkencės gjuhėsore. Ajo e ka burimin, pa dyshim, prej njerės nga gjuhėt e lashta tė Gadishullit tė Ballkanit, ilirishtes ose trakishtes. Nė literaturėn gjuhėsore qarkullojnė dy teza themelore pėr origjinėn e shqipes: teza e origjinės ilire dhe teza e origjinės traka. Teza ilire ka gjetur mbėshtetje mė tė gjerė historike dhe ghuhėsore. Ajo ėshtė formuar qė nė shekullin XVIII nė rrethet e historianėve.
Pėrpjekjen e parė shkencore pėr tė shpjeguar origjinėn e shqiptarėve dhe tė gjuhės sė tyre, e bėri historiani suedez Hans Erich Thunmann nė veprėn e tij “Undersuchunger liber di Geschichte der Östlichen europäischen Völker” Leipzig 1774. Ai, duke u mbėshtetur nė burime historike latine e bizantine dhe nė tė dhėna gjuhėsore e onomastike, arriti nė pėrfundimin se shqiptarėt janė vazhduesit autoktonė tė popullsisė sė lashtė ilire, e cila nuk u romanizua siē ndodhi me popullsinė trako-dake, paraardhėse tė rumunėve.
Tezea e origjinės ilire te shqipertarėve ėshtė mbėshtetur nga albanolugu i mirėnjohur austriak Johannas Georges von Hahn nė veprėn e tij Albanesische Stidien,publikuar mė 1854
Qė nga ajo kohė deri nė ditėt tona, njė varg dijetarėsh tė shquar historianė, arkeologė e gjuhėtarė, kanė sjellė duke plotėsuar njeri tjetrin, njė sėrė argumentesh historike dhe gjuhėsore, qė mbėshtesin tezėn e origjinės dhe tė shqiptarėve dhe tė gjuhės sė tyre. Disa nga keto argumente themelore, jane:
1. Shqiptarėt banojnė sot nė njė pjesė tė trojeve, ku nė periudhėn antike kanė banuar fise ilire; nga ana tjetėr nė burimet historike nuk njihet ndonjė emigrim i shqiptarėve nga vise tė tjera pėr t’u vendosur nė trojet e sotme.
2. Njė pjesė e elementeve gjuhėsore: emra sendesh, fisesh, emra njerėzish, glosa, etj., qė janė njohur si ilire, gjejnė shpjegim me anė tė gjuhės shqipe.
3. Format e toponimeve tė lashta tė trojeve ilire shqiptare, tė krahasuara me format pėrgjegjėse tė sotme, provojnė se ato jane zhvilluar sipas rregullave tė fonetikės historike tė shqipes, dmth kanė kaluar pa ndėrprerje nėpėr gojėn e njė popullsie shqipfolėse.
4. Marrėdhėniet e shqipes me greqishtjen e vjetėr dhe me latinishten, tregojnė se shqipja ėshtė formuar dhe ėshte zhvilluar nė fqinjėsi me kėto dy gjuhė kėtu nė brigjet e Adriatikut dhe tė Jonit.
5. Tė dhėnat arkeologjike dhe ato tė kulturės materiale e shpirtėrore, dėshmojnė se ka vijimėsi kulturore nga ilirėt antikė te shqiptarėt e sotėm.
Nga tė gjithė kėto argumente, tė paraqitur nė mėnyrė tė pėrmbledhur, rezulton se teza e origjinės ilire e gjuhės shqipe, ėshtė teza mė e mbėshtetur nga ana historike dhe gjuhėsore.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Xoni_King
Hero Antar
Hero Antar
Xoni_King


Numri i postimeve : 268
Age : 30
Location : Kastriot
Registration date : 18/08/2007

Ketu mund te postoni gjithqka rreth Gjuhes Shqipe Empty
MesazhTitulli: Re: Ketu mund te postoni gjithqka rreth Gjuhes Shqipe   Ketu mund te postoni gjithqka rreth Gjuhes Shqipe Icon_minitimeSat Jan 12, 2008 1:59 am

Fillimet e shkrimit tė Gjuhės Shqipe :
Shqipja ėshtė njė nga gjuhėt e lashta tė Ballkanit, por e dokumentuar me shkrim mjaft vonė, nė shekullin XV, ashtu si rumanishtja.
Dokumenti i parė i shkruar nė gjuhėn shqipe, ėshtė ajo qė quhet “Formula e pagėzimit”, e vitit 1462. Eshtė njė fjali e shkurtėr nė gjuhėn shqipe “Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit”, qė gjendet nė njė qarkore tė shkruar nė latinisht nga Kryepeshkopi i Durrėsit Pal Engjėlli, bashkėpunėtor i ngushtė i Skėnderbeut.
Pal Engjėlli, gjatė njė vizite nė Mat, vuri re shrregullime nė punė tė ushtrimit tė fesė dhe me kėtė rast, ai la me shkrim disa porosi dhe udhėzime pėr klerin katolik, ndėr tė cilat edhe formulėn e mėsipėrme, tė cilėn mund ta pėrdornin prindėrit pėr tė pagėzuar fėmijtė e tyre, nė rastet kur nuk kishin mundėsi t’i dėrgonin nė kishė, ose kur nuk kishte prift. Formula ėshtė shkruar me alfabetin latin dhe nė dialektin e veriut (gegėrisht).
“Formula e pagėzimit” ėshtė gjetur nė Bibliotekėn Laurentiana tė Milanos nga historiani i njohur rumun Nikolla Jorga dhe ėshtė botuar prej tij nė vitin 1915 nė “Notes et extraits pour servir l’histoire des croisades au XV siecle IV, 1915”.
Mė pas, njė botim filologjik tė kėtij dokumenti, bashkė me riprodhimin fotografik tė tij, e bėri filologu francez Mario Rognes nė “Recherches sur les anciens textes albanais”, Paris 1932.
Dokumenti i dytė, i shkruar nė gjuhėn shqipe ėshtė Fjalorthi i Arnold von Harfit, i vitit 1496. Udhėtari gjerman Arnold von harf, nga fshati i Kėlnit, nė vjeshtė tė vitit 1496, ndėrmori njė udhėtim pelegrinazhi pėr nė “vendet e shenjta”. Gjatė udhėtimit kaloi edhe nėpėr vendin tonė, gjatė bregdetit, duke u ndalur nė Ulqin, Durrės e Sazan dhe pėr nevoja praktike tė rrugės shėnoi 26 fjalė, 8 shprehje dhe numėrorėt 1 deri mė 10 dhe 100 e 1000, duke i shoqėruar me pėrkthimin gjermanisht. Ky Fjalorth u botua pėr herė tė parė mė 1860 nė Kėln, nga E.von Grote.
I fundit tė shekullit XV ose i fillimit tė shekullit XV ėshtė edhe njė tekst tjetėr i shkruar nė gjuhėn shqipe dhe i gjendur brenda njė dorėshkrimi grek tė shekullit XIV nė Bibliotekėn Ambrosiana tė Milanos. Teksti pėrmban pjesė tė pėrkthyera nga Ungjilli i Shėn Mateut, etj. Ai ėshtė shkruar nė dialektin e jugut dhe me alfabet grek. Ky tekst i shqipes i shkruar , njihet nė literaturėn shqiptare me emrin “Ungjilli i Pashkėve”.
Kėto dokumente nuk kanė ndonjė vlerė letrare, por paraqesin interes pėr historinė e gjuhės sė shkruar shqipe. Shqipja, qė nė fillimet e shkrimit tė saj, dėshmohet e shkruar nė tė dy dialektet, nė dialektin e veriut (gegėrisht) dhe nė alfabetin e jugut (toskėrisht), si dhe me dy alfabete, me alfabetin latin dhe me alfabetin grek, gjė qė tregon se kultura shqiptare ishte njėkohėsisht nėn ndikimin e kulturės latine dhe tė kulturės greko-bizantine.
Libri i parė i shkruar nė gjuhėn shqipe, qė njohim deri mė sot, ėshtė “Meshari” i Gjon Buzukut, i vitit 1555, i cili shėnon edhe fillimin e letėrsisė sė vjetėr shqiptare. Nga ky libėr, na ka arritur vetėm njė kopje, qė ruhet nė Bibliotekėn e Vatikanit. Libri pėrmban 220 faqe, tė shkruara nė dy shtylla. “Meshari” i Gjon Buzukut ėshtė pėrkthimi nė shqip i pjesėve kryesore tė liturgjisė katolike, ai pėrmban meshet e tė kremteve kryesore tė vitit, komente tė librit tė lutjeve, copa nga Ungjilli dhe pjesė tė ritualit dhe tė katekizmit. Pra, ai pėrmban pjesėt qė i duheshin meshtarit nė praktikėn e pėrditėshme tė shėrbimeve fetare. Duket qartė, se kemi tė bėjmė me njė nismė tė autorit, me njė pėrpjekje tė tij, pėr tė futur gjuhėn shqipe nė shėrbimet fetare katolike. Pra, edhe pėr gjuhėn shqipe, ashtu si pėr shumė gjuhė tė tjera, periudha letrare e saj nis me pėrkthime tekstesh fetare.
Libri i parė nė gjuhėn shqipe, “Meshari” i Gjon Buzukut, u zbulua pėr herė tė parė nė Romė nga njeri prej shkrimtarėve tė veriut, Gjon Nikollė Kazazi. Por libri humbi pėrsėri dhe u rizbulua mė 1909 nga peshkopi Pal Skeroi, gjurmues dhe studiues i teksteve tė vjetra. Nė vitin 1930, studiuesi nga Shkodra Jystin rrota vajti nė Romė, bėri tri fotokopje tė librit dhe i solli nė Shqipėri. Nė vitin 1968 libri u botua i transliteruar dhe i transkriptuar, i pajisur me shėnime kritike dhe me njė studim tė gjerė hyrės nga gjuhėtari i shquar, prof.E.Ēabej. Nė mėnyrė tė pavarur, tekstin e Buzukut, e pati transkriptuar edhe studiuesi N.Resuli.
“Meshari” i Gjon Buzukut ėshtė shkruar nė gegėrishten veriore (veriperėndimore), me alfabet latin, tė plotėsuar me disa shkronja tė veēanta. Libri ka njė fjalor relativisht tė pasur dhe ortografi e forma gramatikore pėrgjithėsisht tė stabilizuara, ēka dėshmon pėr ekzistencėn e njė tradite tė mėparshme tė tė shkruarit tė shqipes.
Prof.Eqerem Ēabej, qė ishte marrė gjerėsisht me veprėn e Gjon Buzukut, ka arritur nė pėrfundimin, se gjuha e saj “nuk ėshtė njė arė fare e papunuar”. “Duke e shkruar me njė vėshtrim mė objektiv kėtė tekst – pohon ai – nga gjuha e rrjedhėshme qė e pėrshkon fund e majė atė dhe nga mėnyra, me gjithė lėkundjet e shpeshta, mjaft konseguente e shkrimit, arrin tė bindet njeriu, se nė Shqipėri ka qenė formuar qė mė parė, sė paku qė nė mesjetėn e vonė, njė traditė letrare me shkrime liturgjike”. Kjo tezė, sipas autorit, gjen mbėshtetje edhe nga gjendja kulturore e Shqipėrisė mesjetare; “shkalla e kulturės sė popullit shqiptar nė atė kohė nuk ka qenė ndryshe nga ajo e vendeve perreth, sidomos e atyre tė brigjeve tė Adriatikut”.
Pėr nje traditė tė shkrimit tė shqipes para shekullit XV, flasin edhe disa dėshmi tė tjera tė tėrthorta.
Kleriku francez Gurllaume Adae (1270-1341), i cili shėrbeu pėr shumė kohė (1324-1341), si Kryepeshkopi i Tivarit dhe pati mundėsi t’i njihte mirė shqiptarėt, nė njė relacion me titull “Directorium ad passagium faciendum ad terrom sanctam”, dėrguar mbretit tė Francės Filipit VI, Valua, studiuan ndėr tė tjera: “Sado qė shqiptarėt kanė njė gjuhė tė ndryshme nga latinishtja, prapėsėprapė, ata kanė nė perdorim dhe nė tė gjithė librat e tyre shkronjėn latine”. Pra, ky autor flet pėr libra nė gjuhėn e shqiptarėve, duke dhėnė kėshtu njė dėshmi se shqipja ka qenė shkruar para shekullit XV.
Edhe humanisti i shquar Marin Barleti, nė veprėn e tij “De obsi dione scodrensi” (Mbi rrethimin shkodran), botuar nė Venedik, mė 1504, duke folur pėr qytetin e Shkodrės, bėn fjalė pėr fragmente tė shkruara in vernacula lingua, dmth nė gjuhėn e vendit, tė cilat flasin pėr rindėrtimin e qytetit tė Shkodrės.
Kėto dėshmi tė G.Adae dhe tė M.Barletit, dy njohės tė mirė tė shqiptarėve dhe tė vendit tė tyre, janė nė pajtim edhe me tė dhėnat historike pėr kėtė periudhė, tė cilat flasin pėr njė nivel ekonomik e kulturor tė zhvilluar tė viseve shqiptare nė shekullin XIV dhe nė fillim tė shekullit XV. Nė atė periudhė, nė veri dhe nė jug tė Shqipėrisė, lulėzuan ekonomikisht Durrėsi, Kruja, Berati, Vlora, tė cilat u bėnė qendra tė rėndėsishme tregtare, zejtare dhe kulturore.
Kėto janė dėshmi qė e bėjnė tė besueshme ekzistencėn e njė tradite mė tė herėshme shkrimi tė shqipes, megjithatė, deri sa kėrkimet tė mos kenė nxjerre nė dritė ndonjė libėr tjetėr, “Meshari” i Gjon Buzukut do tė vijojė tė mbetet libri i parė i shkruar nė gjuhėn shqipe dhe vepra e parė e letėrsisė shqiptare.
Nė shekullin XVI i ka fillimet edhe letėrsia nė gjuhėn shqipe te arbėreshėt e Italisė. Vepra e parė e letėrsisė arbėreshe nė gjuhėn shqipe dhe vepra e dytė pėr nga vjetėrsia, pas asaj tė Buzukut, ėshtė ajo e priftit arbėresh Lekė Matrenga “E mbesuame e krishterė….”, e botuar nė vitin 1592. Eshtė njė libėr i vogėl me 28 faqe, pėrkthim i njė katekizmi. Libri ėshtė shkruar nė dialektin e jugut, me alfabet latin, plotėsuar me disa shkronja tė veēanta pėr tė paraqitur ato tinguj tė shqipes, qė nuk i ka latinishtja.
Njė zhvillim mė tė madh njohu lėvrimi i gjuhės shqipe nė shekullin XVII, nėn penėn e njė vargu autorėsh, si Pjetėr Budi, Frang Bardhi dhe Pjetėr Bogdani, tė cilėt nuk bėnė vetėm pėrkthime, por shkruan edhe vepra origjinale,
Frang Bardhi, nė vitin 1635, hartoi tė parin fjalor, “Fjalorin latinisht-shqip”, me tė cilin mund tė thuhet, se zė fill shkenca gjuhėsore shqiptare. Gjatė Rilindjes Kombėtare, nė shekullin XIX, nė kushte tė reja historike, lėvrimi dhe pėrparimi i gjuhės shqipe hyri nė njė etapė tė re. Nė kėtė periudhė u bėnė pėrpjekje tė vetėdishme pėr tė ndėrtuar nje gjuhė letrare kombėtare, standartizimi i sė cilės u arrit nė shekullin XX.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Veddat
Super Moderator
Super Moderator
Veddat


Numri i postimeve : 901
Age : 32
Location : N'PC
Registration date : 28/12/2007

Ketu mund te postoni gjithqka rreth Gjuhes Shqipe Empty
MesazhTitulli: Re: Ketu mund te postoni gjithqka rreth Gjuhes Shqipe   Ketu mund te postoni gjithqka rreth Gjuhes Shqipe Icon_minitimeSat Jan 12, 2008 2:38 am

Tema Leviz...!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.qmf-force.tk
Sponsored content





Ketu mund te postoni gjithqka rreth Gjuhes Shqipe Empty
MesazhTitulli: Re: Ketu mund te postoni gjithqka rreth Gjuhes Shqipe   Ketu mund te postoni gjithqka rreth Gjuhes Shqipe Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Ketu mund te postoni gjithqka rreth Gjuhes Shqipe
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Gjuha Shqipe
» Rreth Librit !

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
QMF-Force.tk :: Te Ndrysheme ! :: Rreth Shkolles :: Gjuhė Shqipe-
Kėrce tek: